1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Të jashtëzakonshme! Lojërat Olimpike 2012

Lojërat Olimpike në Londër vendosë standarte të reja, mendon redaktori sportiv i DW- Stefan Nestler. Ai nuk është dakord me qarjet për rezultatet e dobta të gjermanëve.

Londra ofroi lojëra magjike. Mikpritësit e Lojërave Olimpike patën guximin që t' i organizonin garat edhe në qendër të kryeqytetit britanik, para një skene të paimagjinueshme. Marathona dhe çiklizmi përfundoi para Buckingham Palace, Beachvolleyball tek der Horse-Guard-Parade dhe noti i lirë tek Hyde Park. E shoqëruar nga një atmosferë e jashtëzakonoshme, kudo në Stadiumin Olimpik, në rrugët e Londrës, në Dorney Lake in Eton apo vendet e tjera ku u zhvilluan garat. Kudo dyndje dhe radhë të gjata. Spektatorët festuan të gjithë atletët, fitues dhe humbës. Edhe kjo është Fairplay.

Britanikët e suksesshëm

Natyrisht që gëzimi ishte më i madh kur sportistët britanikë arrinin tek medaljet e arta, argjendta dhe të bronzta. Kjo ndodhi shpesh, më shumë se sa pritej. Koncepti i organizatorëve u realizua. Vitet e kaluara britanikët morën shumë para për të mundësuar përgatitjen optimale të Lojërave që u zhvilluan në vendin e tyre. Tani Britania e Madhe bën pjesë, nga pikëpamja sportive, tek tre të mëdhenjtë, pas SHBA-së dhe Kinës, por para Rusisë. Do të jetë interesante të vëzhgohet nëse rezultati i britanikëve do të qëndrojë gjatë, apo do të bjerë shpejt.

Legjendari Usain Bolt

Legjendari Usain Bolt

Respekt për shërbimin

Sportistët gjermanë mblodhën më pak medalje të arta, por morën në përgjithësi më shumë medalje se para katër vjetësh në Pekin. Kjo duhet t' i bëjë të mendohen ata që shikojnë me syze nacionale, që bëjnë plane medaljesh dhe ankohen për gjoja rezultatet e dobëta. Natyrisht ekziston nevoja për të diskutuar, për çështjen çfarë nuk shkoi mirë tek notarët, që arritën rezultatin më të keq olimpik të marrë që prej vitit 1932. Kjo tregon se ekzison nevoja e reformave. Por gjermanët e tjerë bënë sport të madh, me rezultate të mira personale, që mbase nuk morën medalje por që meritojnë respekt. Po ashtu si sportistët nga kombet e tjera, të cilët ishin më mirë në momentin vendimtar.

Stefan Nestler komenton

Stefan Nestler komenton

Bolt, Phelps dhe Harting

Disa sportistë gjermanë dhanë momente të arta. Përfaqësues i denjë është Robert Harting, që mori tetë medalje të arta në kanotazh si dhe fituesit e sezonit në beachvolleyball, Julius Brink dhe Jonas Reckermann. Edhe spektakli i madh i superstarit Usain Bolt, do të mbetet i paharrueshëm. Xhamajkianët u kthyen në legjendë me fitoret e tyre olimpike, po ashtu si notari amerikan Michael Phelps, i cili arriti rekorde të reja me sukseset e tij në Londër, rezultate, për të cilat brezat e sportistëve do të mundohen shumë që t' i arrijnë.