Të huajt ankohen për diskriminim në Gjermani | Gjermania | DW | 02.08.2012
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të huajt ankohen për diskriminim në Gjermani

Sipas një studimi të fundit migrantët në Gjermani përjetojnë shumë shpesh një trajtim të padrejtë. Zyra e antidiskriminimit e merr shumë seriozisht këtë sinjal paralajmërues.

Njerëzit me prejardhje të huaj ndihen në Gjermani, pothuajse dy herë më shumë të diskriminuar se sa vendasit pa sfond emigracioni. Kjo rezulton nga një studim i ri, që u prezantua nga Agjencia e Antidiskriminimit dhe Këshilli Konsultativ për Migracionin në Berlin. Shumica e "diskriminimeve", ndodh sipas studimit në zyra dhe në tregun e punës. Ndonjë dallim mes Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë.

Kështu rreth një e pesta e emigrantëve njofton për diskriminim në tregun e punës. 31% e njerëzve me origjinë turke, 33 për qind e emigrantëve nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine 38% e muslimanëve, ndjehen shpesh të diskriminuar. Kjo konstatohet në bazë të studimit edhe në sektorin e arsimit, ku 29 për qind e nxënësve dhe e studentëve me origjinë turke, si dhe 36 për qind e muslimanëve nga Afrika dhe Azia ndjehen të mënjanuar. Edhe mënyra e sjelljes në zyra, si dhe në agjencitë e punësimit dhe të emigracionit konsiderohen nga shumë emigrantë shumë diskriminuese. Studimi lë megjithatë të hapur, nëse ankesat vijnë nga diskriminimi i vërtetë, apo thjesht nga rritja e sensibilitetit të të anketuarve.

Gjithsej 42 për qind e të intervistuarve me sfond emigracioni tregojnë për raste, kur janë trajtuar keq. Tek të anketuarit pa sfond migrimi, ishin 24%.

Aplikime anonim në tregun e punës

Kryetarja e Zyrës së antidskriminimit, Christine Lüders, foli për një "sinjal paralajmërues". Ajo u rekomandoi autoriteteve, që të vazhdojnë trajnimin e punonjësve për t'u konfrontuar me diversitetin etnik dhe që t'i kushtojnë rëndësi krijimit të stafeve me përzierje gjuhësore. Kundër diskriminimit në tregun e punës, ajo rekomandon futjen e procedurës së aplikimit anonim, që pengon marrjen e informacioneve mbi origjinën etnike të kandidatëve. Kryetarja e Këshillit Konsultativ për emigrimin, Christine Langenfeld, theksoi se "Mënjanimi i diskriminimit është thelbësor për unitetin e një shoqërie."

Për studimin janë pyetur më shumë se 9200 njerëz nga qendra të ndryshme urbane në Gjermani, tri të katërtat e tyre vinin nga familje emigrantësh.