1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të huaj pa shanse? - Një studim konfirmon diskriminimin e të rinjve të huaj në kurset profesionale

Debati i hapur nga kryeministri i landit të Hesenit Roland Koch po merr edhe më shumë zjarr: Sipas një studimi të huajt në Gjermani diskrimonohen në përzgjedhjen për kurset e kualifikimit profesional.

Studimi i Sindikatës së Industrisë Metalurgjike në Gjermani i publikuar nga gazeta "Frankfurter Rundschau" nxjerr në pah pikërisht frikën që kishin shfaqur më parë ekspertët. Të rinjtë e huaj në Gjermani kanë më pak sukses në aplikimet e tyre për një vend si praktikant karhasuar me bashkëkonkurrentët gjermanë. E kjo ndodh edhe pse aplikantët paraqesin të njëjtat rezultate shkollore. 40 përqind e të gjithë kandidatëve pa prejardhje emigracioni fitojnë të drejtën për praktikë në ndërmarrje, ndërsa në të njëjtin vit këtë të drejtë e kanë fituar vetëm 29 përqind të rinj me prejardhje emigracioni.
Ajo që është më shqetësuese, pavarësisht nga rezultatet e mira në shkollë, shanset për të huajt nuk përmirësohen. Përkundrazi: ndërsa shanset për aplikantët që kanë përfunduar shkollën dhjetëvjeçare qofshin gjermanë apo të huaj janë thuajse të njëjta jo pozitive, vetëm një e treta e emigrantëve që aplikojnë me dëftesë nga shkolla e rezervave gjejnë një vend praktike. Ndërsa gati gjysma e aplikantëve gjermanë sigurojnë një vend të tillë.
Ndër ata që kanë mbaruar maturën gati 53% e kandidatëve gjermanë sigurojnë një vend praktike, ndërsa vetëm 44% e të rinjve emigrantë me maturë kanë mundësinë e një vendi praktike në ndërmarrje. Sipas zëdhënësit të Sindikatës së Industrisë së Metalurgjisë, tendenca është negative. Perspektiva e të rinjve të huaj gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është përkeqësuar në mënyrë disproporcionale.
Shumë më të vështirë e kanë kandidatët meshkuj. Kuota e djemve me një vend praktike në ndërmarrje është rreth 38%, ndërsa e vajzave shënon rënie në 25%. Periudha e marrë si bazë për këtë studim krahasimor është nga viti 1994 deri në vitin 2005.
Kritikët ndaj tezave të kryeministrit kristiandemokrat të Hesenit Roland Koch shohin tek ky studim të konfirmohet kritika e tyre. Koch bën përgjegjës të rinjtë e huaj në Gjermani për rritjen e dhunës dhe kërkon një qëndrim më të ashpër ndaj të rinjve që ushtrojnë dhunë. Në Gjermani ndërkohë jetojnë gati tre milionë të rinj të huaj nga mosha 18 deri në 21 vjeç.
  • Data 11.01.2008
  • Autor Scheschkewitz, Daniel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoUT
  • Data 11.01.2008
  • Autor Scheschkewitz, Daniel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoUT