1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Të holla në vend të cenzurës

Politikanët ukrainas kanë influencë ndaj mediave më të mëdha në vend, duke paguar gazetarët për materialet që shkruajnë. Por disa gazetarë ukrainas përpiqen ta ruajnë profesionin e tyre.

Demostratë për ruajtjen e fjalës së lirë-

Demostratë për ruajtjen e fjalës së lirë- Kiev, 19 shkurt 2004

Sot, ashtu si përpara 3 vitesh gjatë revolucionit të portokalltë, gazetarët në ukrainë janë bashkuar për të mbrojtur profesionin e tyre. Dikur, gjatë kohës së presidentit Leonis Kuçma, ata akuzoheshin se qëndronin nën cenzurën e qeverisë.

Sot politikanët përpiqen që t´i blejnë gazetarët me të holla

Gazetarët e televizioneve kanë krijuar një shoqatë që quhet "Nuk jemi të bleshëm!". Shkak ishin zgjedhjet e fundit parlamentare që u zhvilluan në vend më 30 shtator. Sipas vëzhguesve të pavarur, gjatë fushatës zgjedhore u botuan dhe transmetuan shumë reklama për parti të ndryshme politike, që kishin paguar shuma të majme nga të ashtuquajtuart "arkat e zeza". Viktoria Siumar nga instituti i Kievit për informiacionin e masmediave shpjegon: "Flasim për shuma marramendëshe: Një raport dy minuta i gjatë ne tekevizion kushton 5000 dollarë, një shfaqje me nje intervsitë live të një politikani 50.000 deri në 70.000 dollarë. Gjithsej kanalet televizive morrën nga politikanët gjatë fushatës zgjedhore rreth 200 deri në 300 milionë dollarë."

Fillon monitorimi i emisioneve

Tani një grup me gazetarë të pavarur nga e gjithë Ukraina kanë filluar një proces monitorimi në të gjitha emisionet e lajmeve që transmetohen në vend, për të gjetur kështu materiale dhe informacione që janë porositur. Jegor Soboljev, një ndër krijuesit e shoqatës është i bindur se së shpëjti do të publikohen reuzlatet e para të këtij monitorimi.

Soboljov thekson se shoqata e tij nuk u krijua kundër politikanëve që përpiqen t´i kontrollojnë mediat në vend. Qëllimi kryesor është që të shpëtohet profesioni i gazetarit si i tillë. Kjo është edhe arsyeja përse gazetarët duan të prezantojnë rregullisht informacione, që janë porositur apo paguar nga politikanë apo forca të ndryshme politike ukrainase.

Opinioni publik ka të drejtë ta dijë se ç´ndodh

Kjo është bindja që ka Oboljev:"Dua të theksoj se nuk do të flasim për për kanale televizive dhe tendenca, por edhe për emra konkretë gazetarësh, që janë blerë nga politikanët. Vendi duhet t´i njohë ata që janë përgjegjës për këtë vepër të shëmtuar."

  • Data 12.12.2007
  • Autor Eugen Theise
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaZG
  • Data 12.12.2007
  • Autor Eugen Theise
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaZG