1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Të hapet dialogu i procesit të stabilizim-asociimit

Mirel: "Procesi i liberalizimit të vizave, apo ai i marrëveshjeve tregtare, janë procese të gjata e komplekse, ku paraqiten shumë kushte e kritere të rëndësishme, të cilat duhet të përmbushen"

default

Kryeministri i Kosovës Thaçi dhe Komisioneri i zgjerimit të BE Rehn

Komisioni Evropian në raportin e progresit për Kosovën propozoi fillimin e një procesi, i cili do të shpjerë tek udhëtimi pa viza për qytetarët e Kosovës. Po ashtu propozoi fillimin e përgatitjeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare të BE-së me Kosovën, por pasi Kosova të ketë përmbushur kriteret e nevojshme.

Komisioni Evropian në raportin e progresit për Kosovën propozon ngritjen e raporteve mes Kosovës dhe BE-së në një nivel më të largët, por nuk propozon rrugë të njejtë, sikurse për vendet tjera.

KE propozoi hapjen e dialogut për procesin e stabilizim-asociimit dhe një marrëveshje tregtare për Kosovën.

Olli Rehn Pressekonferenz Serbien Kosovo

Komisioneri për zgjerimin Oli Rehn

Këto synime u shpallen nga Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, i cili ka paralajmëruar siç thuhet një varg të masash praktike për të ndihmuar përmirësimin e jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto masa sipas tij do t'i dëshmojnë Kosovës se përafrimi me Bashkimin Evropian nuk është diçka abstrakte, por ka të bëjë me përfitime reale e të prekshme për të gjithë. Kosova ka bërë shumë pak përparim drejt themelimit të një ekonomie funksionale të tregut. Reforma rrënjësore dhe investime madhore janë të nevojshme për t'i mundësuar ekonomisë afatgjate të Kosovës të përballet me trysninë nga konkurrenca dhe forcat e tregut brenda BE-së.

Raportin e progresit për Kosovën e solli në Prishtinë, drejtori për Ballkanin perendimorë në Komisionin Evropan, Pier Mirel.

“Procesi i liberalizimit të vizave, apo ai i marrëveshjeve tregtare, janë procese të gjata e komplekse, ku paraqiten shumë kushte e kritere të rëndësishme, të cilat duhet të përmbushen. Këto procese kërkojnë durim, punë dhe institucione të përkushtuara në përmbushjen e kritereve”, tha Pier Mirel. Para së gjithash ai kërkoi që Kosova të lëshojö dokumente identifikimi të sigurisë së lartë, pasaporta biometrike, të nënshkruajö dhe zbatojö marrëveshjet e riatdhesimit, si dhe ti menaxhojë kufijtë e saj shtetërorö.

Komisioni Evropian në raport u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mbështesin propozimet dhe të sigurojnë se Kosova mban hapin me zhvillimet në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.

Avni Zogiani

Lëvizja antikorrupsion "Çohu" proteston në rrugët e Prishtinës

Në raport thuhet se Kosova ka shënuar ca përparime në përmbushjen e kritereve politike, në veçanti duke forcuar kornizën ligjore. Institucionet kryesore të qeverisjes përmbushin përgjegjësitë e tyre në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare. Megjithatë kapacitetet e administratës publike dhe të Parlamentit kanë nevojë të forcohen.

Komisioni kërkon reformën në gjyqësi dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Një çështje tjetër, që për fat të keq në gjithë rajonin, është korrupsioni. Në Kosovë plani i veprimit dhe strategjia janë miratuar, por ato duhet të zbatohen në mënyrë që të konstatohet progresi në luftën kundër këtyre dukurive”, tha Pier Mirel.

Në raportin për Kosovën përmendet se është arritur njëfarë përparimi në fushën e legjislacionit, por se ka mangësi në implementim.

Autoritetet kritikohen për ndërhyrje politike në sistemin gjyqësor, në media dhe në emërimet në postet kyçe në shërbimet civile.

Korrupsioni përmendet si problem, sidomos në prokurimin publik në Kosovë, ku thuhet se është bërë keqësim i situatës në krahasim me një vit më parë dhe se tenderët ndahen në mënyrë shumë jotransparente.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, megjithatë e vlerëson raportin e Komisionit Evropian për Kosovën dhe shprehet se më në fund hapet një etapë e re ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

“Sfidat në raportin e progresit janë në përputhje të plotë me prioritetet e qeverisë së Kosovës, të cilat i adresojmë përmes planit të veprimit për partneritetit evropian dhe dokumenteve tjera strategjike”, thotë kryeministri Hashim Thaçi.

Bundeswehrsoldat im Kosovo

Ushtar i Bundesverit në Prizren

Lidhur me situatën e përgjithshme në Kosovë Komisioni Evropian në raportin për Serbinë thekson se Qeveria e Serbisë vazhdon të mbajë institucionet paralele në Kosovë dhe se ka organizuar zgjedhje paralele që sipas Komisionit Evropian, është në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244.

Komisioni Evropian, thotë se Qeveria e Kosovës nuk ushtron pushtetin në tërë territorin e Kosovës, duke përmendur këtu veriun e vendit. Prandaj, u bën thirrje autoriteteve kosovare që të bëjnë më shumë edhe për integrimin e serbëve, të cilëve u bën ftesë që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me 15 nëntor.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 15.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6lM
  • Data 15.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6lM