1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Të hënën vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Të hënën (28.03.2011) vazhdon në Bruksel dialogu mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Në rend dite janë energjia elektrike dhe kthimi i dokumentacionit kosovar nga Serbia në Kosovë.

default

Edita Tahiri

Në takimin e dytë mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të zgjatë një ditë dhe sërish do të mbahet në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të të ngarkuarës së BE-së për politikë të Jashtme, Robert Cooper, do të trajtohen disa çështje: furnizimi me energji elektrike, librat e regjistrimit civil, kadastrat dhe doganat. Udhëheqësja e delegacionit kosovar Edita Tahiri pohon se pala kosovare do të kërkojë të hapet edhe çështja e targave të automjeteve.

Serbia nuk i pranon vulat e shtetit të Kosovës dhe për këtë shkak ekziston një asimetri shumë e madhe në raportet tregtare mes këtyre dy vendeve. Probleme të mëdha ka dhe me çështjet tjera. Udhëheqësi i delegacionit serb, Borislav Stefanoviq tha se Serbia nuk do t'ia dorëzojë Kosovës librat origjinale të regjistrimit civil, me shpjegimin se kështu do të hiqte dorë nga sovraniteti serb mbi Kosovën. Ai theksoi se pala serbe me Prishtinën nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje që ka elemente shtetësie, pasi që kështu do të njihte pavarësinë e Kosovës.

Verhandlungen zwischen Serbien und dem Kosovo

Borko Stefanovic

"Ekipi negociator serb nuk po shkon në Bruksel për t'i hapur rrugën pavarësisë së Kosovës", theksoi Stefanoviq duke shtuar se për zgjidhjen e problemeve konkrete nuk ka afate të caktuara kohore, siç ka kërkuar pala kosovare. Sa i përket furnizimit me energji elektrike, Stefanoviq deklaroi për mediat serbe se qëllimi i marrëveshjes është që t'i bëhet e mundshme “Elektro-ekonomisë së Serbisë të funksionojë në territorin e Kosovës”. Ai është i bindur se në një fazë të mëvonshme do të hapet edhe çështja e veriut të Kosovës.

Edita Tahiri pohon se BE-ja ka kërkuar që dialogu teknik të jetë konstruktiv dhe të arrihen rezultate konkrete dhe se do të shikojë me vëmendje se kush nuk po u përmbahet këtyre kërksave. Prishtina shpreson që Kosova do të përfitojë nga ky dialog, jo vetëm sa i përket zgjidhjes së çështjeve konkrete, por edhe liberalizimit të vizave dhe mundësisë së nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE. Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, pret që Kosova të përfitojë në disa lëmi. "Dialogu nuk duhet t'i shërbejë Kosovës vetëm për zgjidhjen e çështjeve teknike dhe noramlizimin e raporteve me Serbinë, por duhet të ndihmojë edhe afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian", pohon Hoxhaj.

Në anën tjetër, pala serbe pret që deri në fund të vitit të hapet rruga për fillimin e negociatave për antarësim. Ndërsa për takimin e ditës së hënë pret që më së shumti rezultate të arrihen sa i përket furnizimit me energji elektrike, por edhe këtu Stefanoviq flet vetëm për furnizimin më të mirë të serbëve dhe jo të gjithë qytetarëve të Kosovës.


Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 27.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10iBa
  • Data 27.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10iBa