1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të gjithë në një tryezë - Konferenca gjermane për fenë islame

Konferenca gjermane për fenë islame është një forum ku përfaqësues të shtetit dhe të myslimanëve që jetojnë në Gjermani diskutojnë dhe angazhohen për një integrim më të mirë të popullsisë myslimane në vend.

Xhamia e Javuz Sulltan Selimit dhe kisha Liebfrauenkirche në Manhajm

Xhamia e Javuz Sulltan Selimit dhe kisha Liebfrauenkirche në Manhajm

Konferenca gjermane për fenë islame u iniciua në shtator 2006 prej ish-ministrit të Brendshëm Wolfgang Schäuble. Qëllimi i këtij forumi, i cili nuk zhvillohet rregullisht, është që përmirësojë integrimin fetar, shoqëror dhe politik të rreth katër milionë myslimanëve që jetojnë në Gjermani.

Përfaqësues të shtetit gjerman dhe të shoqatave të ndryshme myslimane diskutojnë në to bashkarisht probleme të tilla si integrimi, ndarja e shtetit nga kisha, mësimi fetar dhe islamizmi.

Në konferencën e parë që u zhvillua në shtator 2006 në kështjellën Charlottenburg në Berlin morën pjesë 15 përfaqësues të federatës, të landeve dhe të komunave si dhe 15 përfaqësues të shoqatave myslimane.

Në konferencën e parë që u zhvillua në shtator 2006 në kështjellën Charlottenburg në Berlin morën pjesë 15 përfaqësues të federatës, të landeve dhe të komunave si dhe 15 përfaqësues të shoqatave myslimane.

Përveç tyre qeveria gjermane kishte ftuar në takim edhe persona të veçantë, ndër ta edhe kritikues të spikatur të fesë islame. Konferenca gjermane për fenë islame zhvillohej deri tani në dy nivele. Plenumi, i cili mblidhej çdo vit, bënte në bazë të propozimeve të grupeve të punës rekomandime dhe përpiqej t'i jepte impulse procesit të dialogut. Niveli më i ulët ishin grupet e punës dhe një rreth bisedimesh që mblidheshin një herë në dy muaj. Në to bëjnë pjesë ekspertë nga fusha të ndryshme.

Deri tani Konferenca gjermane për fenë islame ka qenë aktive në përpunimin e rekomandimeve për futjen e mësimit të fesë islame në shkolla dhe për përpilimin e studimit me titull "Jeta myslimane ne Gjermani". Po ashtu ajo ka marrë pjesë edhe në krijimin e Qendrës për sqarim dhe parandalim, e cila angazhohet për një bashkëpunim më të mirë mes komunitetit mysliman, xhamive, policisë dhe Zyrës Federale për Emigrim dhe Refugjatë.

Sipas përfytyrimeve të ministrit aktual federal të Punëve të Brendshme Thomas de Maiziere konfrenca e sivjetshme, që zhvillohet sot (17.5.) duhet të jetë më konkrete dhe praktike se sa ato të zhvilluara në periudhën 2006 - 2009. De Maiziere shpreson në radhë të parë se do të arrihen përparime konkrete në lidhje me shkollimin e imamëve dhe mësuesve të tjerë të fesë islame.

Po ashtu de Maiziere i ka dhënë këtij aktiviteti një strukturë krejtësisht të re. Në plenum do të marrin pjesë përfaqësues të pesë shoqatave islamike dhe dhjetë personalitete. Në rrethin e personaliteteve bëjnë pjesë edhe mësues dhe studiues të fesë islame si dhe sociologë. Ata do të kenë mundësi që gjatë këtij aktiviteti të ofrojnë përvojën e tyre nga praktika. Shteti përfaqësohet në plenum me 17 përfaqësues.

Në vigjilje të Konferencës gjermane për fenë islame në radhët e shoqatave myslimane pati zemërim në lidhje me vendimin e ministrit federal të Punëve të Brendshme për ta përjashtuar nga plenumi Këshillin e Myslimanëve në Gjermani. Kjo u bë për shkak të hetimeve të prokurorisë në lidhje me organizatën më të madhe anëtare të këtij këshilli Milli Gërüs.

Këshilli i Myslimanëve është një ndër shoqatat më të rëndësishme të besimtarëve të fesë islame në Gjermani. Sipas vlerësimeve ajo duhet të numërojë 40 deri 60.000 anëtarë.

Autor: Christina Beyert
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 17.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NPfJ
  • Data 17.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NPfJ