1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Të gjithë kundër Serbisë? Rigjallërim i teorive konspirative

Në Serbi duket se kanë lulëzuar teoritë konspirative pas dështimit të takimit të fundit për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërhyrjen e BE-së.

Në një njoftim të agjencisë së lajmeve, dpa, të shtunën (04.02), e cila i referohet gazetës beogradase të afërt me qeverinë, „Novosti", thuhet se kjo gazetë ka ngritur akuza të hapura akuza kundër bashkësisë ndërkombëtare. Sipas medias serbe, bashkësia ndërkormbëtare synon „shtete të reja, të njohura ndërkombëtarisht, nga ana nacionale homogjene dhe të spastruara nga serbët", shkruan gazeta „Novosti". Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe pranojnë për këtë arsye në të gjitha negociatat kërkesat e shqiptarëve, refuzojnë veçse pa përjashtim kërkesat serbe, sipas analizës së „Novosti".

Media serbe kritikon të ngarkuarën e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e cila si paraardhësja e saj, Catherine Ashton mban përgjegjësi për gjendjen e vështirë të Serbisë. „Ato paraqiten si ndërmjetësuese të paqes, por në realitet janë nxitëset e pavarësisë së Kosovës." Të mërkurën përfundoi një raund bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit pa asnjë rezultat, madje nuk pati marrëveshje për një takim të ardhshëm.