1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të Gjelbrit: "Karta e talentit" për të huajt

Partia e Gjelbër gjermane kërkon që t'ua lehtësojë të huajve të kualifikuar hyrjen në Gjermani edhe pa një kontratë pune. Propozimi i të Gjelbërve i ngjason "Green Card" të Kanadasë.

Diploma e mastera nga universiteti, përvoja pune, njohuri të gjermanishtes, mosha - janë këto kriteret përzgjedhëse, sipas vullnetit të Partisë së Gjelbër, që do të vendosin nëse dikush e merr "kartën e talentit" apo jo. Kjo kartë sipas tyre do t'u mundësojë të huajve të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për një vit edhe pa pasur konkretisht një vend pune. Deri më tani kjo vizë është e mundur për emigrantët që duan punë, vetëm me premtimin për një vend pune. Zëdhënësi për migrantët i Partisë së Gjelbër, Volker Beck është i mendimit, se me këtë kartë, që i ngjason sistemit kanadez të "Green Card" do të jetë më e lehtë për sipërmarrjet e nivelit të mesëm dhe ato të vogla, që të sigurojnë personel, kjo sepse ato nuk duhet të kërkojnë fuqi punëtore jashtë.

"Sistem me frymëmarrje"

Sipas Volker Beck, Gjermania nuk mund të shpresojë vetëm se në të ardhmen do të vijnë në një numër i mjaftueshëm qytetarësh nga BE apo refugjatë që do të plotësojnë nevojën për fuqi punëtore. "Prandaj kemi nevojë për ligje të emigracionit, që liberalizojnë rregulloret për migracionin e punës dhe që formësohen në mënyre pragmatike."

Nërsa kryetarja e fraksionit të Të Gjelbërve, Katrin-Göring-Eckardt e përshkroi "kartën e talentit" si një "sistem me frymëmarrje që i përshtatet në mënyrë dinamike nevojës së vazhdueshme për fuqi punëtore." Për detajet, Partia e Gjelbër diskuton të premten (16.09) në një konferencë në Berlin.