1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Të gabuara dhe të rrezikshme" - Moska kritikon manovrat e planifikuara të NATO-s në Gjeorgji

Nato do të zhvillojë manovrat ushtarake në Gjeorgji në kuadër të "Partneritetit për paqe". Rusia nga ana tjetër nuk sheh qëllime paqësore në këto manovra por mbështetje për qeverinë Saakashvili.

Pamje nga kuarteri qendror i NATO-s në Bruksel

Pamje nga kuarteri qendror i NATO-s në Bruksel

Presidenti rus Dmitri Medvedev i ka cilësuar si "të gabuara dhe të rrezikshme" manovrat ushtarake që NATO pritet të zhvillojë në Gjeorgji. Kështu, marrëdhëniet midis Aleancës perëndimore ushtarake dhe Rusisë, do të marrin një ngarkesë të panevojshme. „Masat e kësaj natyre duket se janë orientuar drejt demostrimit të muskujve dhe forcës ushtarake. Situata në Kaukaz vazhdon të jetë e tensionuar. Prandaj vendimi për zhvillimin e manovrave është disi dritshkurtër dhe jo miqësor, duke patur parasysh marrëdhëniet midis Rusisë dhe Aleancës Veriatlantike. Vendime të tilla janë zhgënjyese dhe nuk kontribuojnë për përmirësimin e kontakteve me me Federatën Ruse dhe Naton. Ne do e ndjekim me kujdes gjithçka që do të ndodhë, dhe nëse është e nevojshme, do të marrin vendimet e duhura", tha Medvedev.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev

Presidenti rus, Dmitri Medvedev

Manovrat ushtarake të Natos pritet të mbahen në Gjeorgji nga 6 maji deri më 1 qershor. Sipas të dhënave të Natos ato kanë të bëjnë me ushtrimin e kompetencave fushore dhe drejtuese, gjatë të cilave përdoren pajisje të rënda ushtarake. Përveç kësaj manovra zhvillohet në kuadër të "Partneritetit për paqe", ku pritet që përveç vendeve të Natos të marrin pjesë edhe 22 vende të tjera, pra një ushtrim bilateral midis Natos dhe Gjeorgjisë.


Në manovrat që do të zhvillohen në afërsi të kryeqyetit gjeorgjian Tiflis, dhe që janë planifikuar të mbahën që në pranverë të vitit 2008 do të marrin pjesë 1 300 ushtarë. Pra ato nuk janë duke u mbajtur në bazë të ndonjë vendimi të marrë papritur, tha një zëdhënës i Natos.

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov

Po vet fakti që stërvitjet do të mbahen tani pas luftës së gushtit të kaluar në Gjeorgji, sipas pikëpamjeve të Moskës, janë një sinjal i gabuar. Që të enjten ambasadori rus në NATO, Dmitiri Rogosin tërhoqi vërejtjen për mbajtjen e manovrave. Po ashtu edhe shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka kritikuar planet e NATO-s. "Natyrisht që mbështetja e hapur ndaj regjimit në Gjeorgji nga NATO, nuk do të jetë sinjali i drejtë për ata që vërtetë duan të arrijnë stabilizimin e gjendjes në Kaukaz. Ne mendojmë se vendimi i NATO-s, që në planin afatgjatë të pranojë Gjeorgjinë në rradhët e saj, ka ngjallur tek presidenti Saakashvili ndjenjën se çdo gjë është e lejueshme".


Nëntë muaj pas luftës me Rusinë, Gjeorgjia ndodhet në një gjendje të vështirë politike. Presidenti Saakashivili është duke u vënë gjithnjë e më shumë nën presion. Para pak kohe rreth 100 000 njerëz demonstruan kundër politikës së tij autoritare. Protestat zgjatën disa ditë me rradhë dhe pritet të vazhdojnë së shpejti. Opozita akuzon Saakashvilin për bashkëfajësi në luftën me Rusinë. Nga ana tjetër Moska druhet se mbështetja e NATO-s, mund t`i japë guximin Tbilisit që të provokojë një konflikt të ri ushtarak në rajon.

Autor: Stephan Laack / Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 18.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HZSK
  • Data 18.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HZSK