1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të ftuar vendet në ekspansion ekonomik - Dita e dytë e takimit

Gjatë ditës së II të takimit në L´Aquila krerët e shteteve të industrializuara dhe të Rusisë G8 u takuan me kolegët e tyre nga pesë vendet më të rëndësishme në ekspansion ekonomik G5.

Tavolina e rrumbullakët në L`Aquila.

Krerët e G8 u takuan me kolegët e tyre nga pesë vendet më të rëndësishme në ekspansion ekonomik, G5.

A do të thotë G8 plus G5 një zë i fortë? Thuajse një përshtypje e tillët të krijohet kur sheh në fund të ditës çfarë është shkruar në dokumentat, që u shpërndanë në qendrën e shtypit në L´Aquila në fund të takimit. Vendet në ekspansion ekonomik, Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut dhe Mexika – reaguan pozitivisht në lidhje me vendimin për klimën, që deri në vitin 2050 temperatura e grohjes së tokës, të mos rritet me më tepër se 2 gradë. Dhe meqenëse bashkë me Indonezinë, Korenë e Jugut dhe Australinë dhanë o.k. e tyre pro klimës edhe tre vende të tjera, kancelarja Merkel mendon se është bërë një hap i mirë drejt konferecës për klimën në Kopenhagë, por se edhe ka shumë për të bërë: "Me këtë u vendos korniza e bisedimeve në Kopenhagë, por kemi ende shumë gjëra për të përmbushur, sepse vendet në ekspansion kërkojnë prej vendeve të zhvilluara qëllime afatmesme. Vendet në ekspansion, bënë të qartë që janë të gatshme të heqin dorë prej rrugës së deritanishme - pra business as usual – gjë që e kemi edhe me shkrim dhe për këtë kemi arritur një sukses të madh."

Krerët e Indisë, Brazilit, Mexicës, Afrikës së Jugut dhe Kinës.

A do të thotë G8 plus G5 një zë i fortë?

Sipas studiuesit të klimës Hans-Joachim Schellnhuber, vendimi i L'Aquilas është një hap vendimtar, sepse përmban atë që duhet të bëjnë vendet e zhvilluara pra një reduktim të CO2 në masën 40 përqind deri në vitin 2020 – dhe 80 përqind deri 2050. Kjo do të përbënte pkatikisht fundin e epokës së CO2. Por aktivistët për mbrojtjen e ambientit, mendojnë se në takim u bënë premtime konkrete.

Në lidhje me çështjen e tregtisë botërore, e cila çalon që prej vitit 2001, vendet në ekspansion kishin këmbëngulur në fillim të takimit, se me paketat për stimulimin e ekonomisë vendet e industrializuara forconin para së gjithash ekonomitë e vendeve të tyre, ndërsa subvencionet për industrinë dëmtojnë në radhë të parë vendet e varfra. Përfundimi i së ashtuquajturit raund i Dohës, duhet të jetë në interes të vendeve më të varfra. Edhe në këtë pikë të pranishmit ranë dakorddhe në fund të samitit të L´Aquila, të mbetet të thuash, se vendet e industrializuara dhe ato në ekspansion u afruan më tepër gjatë takimit në Itali.

Angela Merkel në L`Aquila.

Merkel mendon se është bërë një hap i mirë drejt konferecës për klimën në Kopenhagë.

Të një mendje u shprehën pjesëmarrësit e takimit të G8 në lidhje me Iranin: dënim i qartë i dhunës kundër demonstruesve dhe shqetësim i thellë për gjendjen, thuhet në deklaratën përkatëse. Teheranit do t'i lihet kohë deri në shtator, dhe më pas, në kuadrin e takimit të G20, do të merren vendime për hapa të mëtejshme. Në këtë pikë u tregua konstruktiv edhe presidenti rus, Dimitri Medvedjev.

Autor : Henrik Bëhme / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama

DW.COM

  • Data 10.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ikri
  • Data 10.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ikri