1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania historia ime

Të fortë, por gati të padukshëm - emigrantët polakë

Ata përbëjnë grupin e dytë më të madh të emigrantëve dhe lënë pak gjurmë të dukshme në jetën e përditshme në Gjermani. Por pa Poloninë s'do të kishte ekzistuar as industrializimi, as "mrekullia e fundit e futbollit".

Gjermania dhe Polonia janë vende fqinje. Këto dy popuj takohen përgjatë një kufiri prej 500 km nga Swinemünde në veri, deri në Zittau në jug. Megjithatë ndikimi polak është më i madhe në perëndim të Gjermanisë. Ai ka nisur në zonën e Rurit me historinë e emigracionit polak para 150 vjetësh. Një histori, që ilustrohet mirë me shembullin e Czeslaw Golebievskit.

Czeslaw und Maria Golebiewski führen in Oberhausen ein Lokal/Restaurant GDANSKA, das ein Zentrum polnischer Kultzur und Kunst ist. Czeslaw Golebiewski ist Nachkommen von Einwanderern aus Polen in Ruhgebiet von 1867, die im Zuge der Industrialisierung nach Deutschland kamen und polnischee Sportvereine, Banken, Verbände begründet haben. Nach 1918 kehrten viele zurück nach Polen. Ihre Nachkommen kamen nach Deutschland als Spätaussiedler meistens wegen der schlechten wirtschftlichen Lage in Polen.

Czeslaw dhe Maria Golebiewski


Czeslaw Golebievskit nuk iu desh shumë kohë të merrte vendimin. Kur ra perdja e hekurt, oqeanologu së bashku me bashkëshorten Marian dhe tre fëmijët u largua nga vendlindja. Golebievskin e tërhiqte Oberhauseni në Rur, aty kishte lindur i ati, fëmijë i një emigranti polak dhe i një gjermaneje.

Kthimi te rrënjët

Ashtu si gjyshi i Golebievskit në zonën e Rurit erdhën para 150 vjetësh më shumë se 300.000 emigrantë polakë për të punuar në industrinë e qymyrit dhe të çelikut. Ata krijuan banka polake, sindikata polake, u angazhuan në shoqata sportive dhe kulturore dhe i dhanë pamje tjetër të gjithë rajonit. Ndërsa një pjesë e tyre qëndroi përgjithmonë në Gjermani, pjesa tjetër u kthye në atdhe, sidomos kur atje pas Luftës së Parë Botërore u krijua shteti i parë polak. Edhe babai i Czeslaw Golebievskit u kthye në vitin 1918 në Poloni, ku kishte familjen, deri kur Golebievski vendosi në vitin 1989, që ta provojë edhe një herë fatin e tij në vend të huaj.

"Fillimisht kisha ndjenjën, sikur isha i mallkuar, që i kisha kthyer Polonisë shpinën për shkak të gjendjes së keqe ekonomike", thotë Golebievski sot. "Por pastaj gjeta këtu në Gjermani një angazhim dhe realizova veten." Angazhimi është lokali i tij "Gdanska" në Oberhausen. Ai është sot adresa kryesore për kulturën dhe artin polak në Rur. As Czeslavi dhe as gruaja e tij Maria nuk flisnin gjermanisht, kur erdhën në Oberhausen. Por së bashku me suksesin u shtua edhe lidhja me atdheun e ri. Edhe problemi i gjuhës është zgjidhur tashmë prej kohësh." Unë flas gjermanisht me theks polak, kam shpirt polaku dhe dua që të më pranojnë kështu, siç jam."

Gjithnjë valë të reja emigracioni

Edhe pse vitet e para në Oberhausen qenë për Golebievskin të vështira, emigrantët e parë pas Luftës II Botërore patën ardhur në rrethana edhe më të vështira. Ndërsa në RFGj pas Luftës II Botërore vazhdonin të jetonin më shumë se 100.000 ish-punëtorë të sjellë me detyrim nga Polonia dhe të burgosur nga kampet e përqendrimeve, Gjermania Demokratike Gjermane përjetoi në mesin e viteve 1950 valën e parë të emigracionit të të shpërngulurve nga ish-territoret gjermane në Lindje. Shumë prej tyre kishin identitet gjermano-polak. Për shkak të gjendjes katastrofale materiale dhe një marrëveshjeje gjermano-polake për bashkimin familjar, në mesin e viteve 70-të pasoi vala e dytë e madhe e emigracionit prej këtyre zonave. Edhe kur gjatë protestave të Solidarnoscit në fillim të vitit 1980 në Poloni u shpall gjendja e luftës, shumë polakë i kthyen shpinën vendit të tyre.

Kinderspiele mit Farben, Berlin 18.06.2011; Copyright: DW/Rosalia Romaniec

Festa Polonia në Berlin

Sipas të dhënave të Zyrës Federale tä Statistikave (destatis) ndërmjet viteve 1980 dhe 2005 në Gjermani janë vendosur përfundimisht afro 1,5 milionë të riatdhesuar nga Polonia. Zakonisht ata kanë si pasaportën gjermane edhe atë polake. Numri i qytetarëve me rrënjë polake është shumë më i lartë. Statisticienët janë të mendimit se shifra shkon deri në dy milionë. Kush përfshin në këto shifra edhe Kowalskit, Jankovskit dhe Afamekët, që jetojnë prej dekadash në zonën e Rurit dhe nganjëherë nuk dinë më as të flasin polonisht, do të arrijë në një shifër edhe më të lartë.

Normalizim përmes pranimit në BE

Në qoftë se valët e emigracionit në dekadat pas vitit 1945 ishin të lidhura ngushtë me të kaluarën e vështirë të të dy shteteve, kjo ka ndryshuar me pranimin e Polonisë në BE në vitin 2004. Pranimi në BE ishte starti për një brez të ri, që deperton deri sot me vetëdije në shkollat e larta gjermane dhe në tregun e punës. Që kur ranë barrierat e fundit për punëtorët polakë në Gjermani në vitin 2011, është realizuar barazia me evropianët e tjerë.

ARCHIV - Fußballprofi Lukas Podolski (r) und seine damalige Freundin Monika Puchalski besuchen einen Boxkampf am Nürburgring in Nürburg (Archivfoto vom 11.07.2009). Fußball-Nationalspieler Podolski hat in aller Stille seine langjährige Lebensgefährtin Monika Puchalski standesamtlich geheiratet. Das bestätigte sein Berater Schramm der Nachrichtenagentur dpa. Zuvor hatten bereits die Zeitungen «Bild» und «Express» über die heimliche Hochzeit berichtet. Foto: Felix Heyder dpa (zu dpa1413 vom 18.04.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Lukas Podolski dhe e shoqja Monika Puchalski

"Migrantët e rinj" nga Polonia e konsiderojnë veten postnacionalë dhe evropianë, arrin në përfundim së fundi një studim për angazhimin e fundit të Polonisë në Gjermani. Identiteti kombëtar është për ta sekondar. Liria e lëvizjes dhe e punësimit janë në plan të parë. Marrëdhënia mes gjermanëve dhe polakëve është më e relaksuar dhe me e natyrshme. Kjo vihet re edhe tek "gjermano-polakët" më të njohur Lukas Podolski dhe Miroslav Klose. Prindërit e tyre kanë ardhur në Gjermani si të riatdheshuar. Podolski dhe Klose luajnë futboll për Gjermaninë dhe janë njëkohësisht krenarë për rrënjët e tyre polake.

Podolski, Klose, apo Golebievski. Gjermania është bërë gjatë viteve më polake pa e vënë re aspak këtë gjë.

Polakë të sukseshëm në Gjermani

Dawid Tomaszewski, dizajner

Shiko videon 04:10

Dawid Tomaszewski nga Polonia

Zbigniew Pszczulny

Shiko videon 04:22

Zbigniew Pszczulny nga Polonia

Agnieszka Brugger

Shiko videon 04:57

Agnieszka Brugger

Janina Szarek

Shiko videon 05:21

Janina Szarek

Wieslaw Dudek

Shiko videon 04:40

Wieslaw Dudek

Audio dhe video për temën