1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të dy partitë shohin prej duelit përfitime për palën e tyre

Në debatin televiziv të fushatës elektorale, Kancelarja Angela Merkel ( Unioni Kristiandemokrat) dhe sfiduesi i saj Frank-Walter Steinmeier i Partisë Socialdemokrate, ishin të rezervuar në sulmet ndaj njëri-tjetrit.

Debati televiziv Merkel - Steinmeier.

Merkel mbrojti premtimin e Unionit për uljen e taksave, ndërsa Steinmeier shprehu dyshime lidhur me borxhin e ri.

Që të dy mbrojtën sukseset e koalicionit të madh dhe nuk përjashtuan në mënyrë të qartë vazhdimin e koalicionit. Merkel mbrojti premtimin e Unionit për uljen e taksave, ndërsa Steinmeier shprehu dyshime lidhur me borxhin e ri. Dallime u panë qartë edhe në politikën bërthamore. Sipas anketimeve, asnjëri nga të dy nuk doli fitues i qartë i duelit televiziv.

Sekretari i përgjithshëm i CDU-së Ronald Pofalla

Sekretari i përgjithshëm i CDU-së Ronald Pofalla

Sekretari i përgjithshëm i CDU-së Ronald Pofalla duke vlerësuar duelin televiziv u shpreh: "Zoti Steinmeier ka mundur të fshehë se në çfarë themelesh të thërmueshme qëndron koalicioni. Koalicioni me të Majtët dhe Të gjelbrit është e vetmja perspektivë e pushtetit, që ai ka. Dhe këtë ka qenë në gjendje ta fshehë."

Ndryshe e sheh rezultatin e duelit kryetari i Partisë socialdemokrate Franc Müntefering. Ai e konsideron kandidatin socialdemokrat për kancelar Steinmeier si fituesin e qartë të tij. "Kjo ishte një arritje në këtë fushatë. Nuk ka patur deri tani duel televiziv, ku një kandidat të këtë fituar më qartë. Fituesi ishte Steinmeier nuk diskutohet. Ai që në fillim bëri të qartë se ekziston një alternativë për postin e kancelarit dhe për koalicionin kristiandemokrat-liberal," tha Müntefering.

Kryetari i Partisë socialdemokrate Franc Müntefering dhe kandidati socialdemokrat për kancelar Frank Walter Steinmeier.

Franc Müntefering e konsideron kandidatin socialdemokrat për kancelar Steinmeier si fituesin e qartë të duelit.

Sipas vlerësimeve të telespektatorëve dueli nuk kishte fitimtarë të qartë, megjithëse Steinmeier morri nota pak më të mira. Nuk është çudi që të dy Partitë e pjesëmarrësve të duelit, shohin prej tij përfitime për palën e tyre.

E prekur nga debati ishte vetëm opozita, sepse kandidatët e saj nuk mundën të merrnin pjesë në duel. Drejtorja ekzekutive e partisë ekologjike Steffi Lemke, tha se: "Dueli ishte shumë zhurmë për asgjë. Diferenca të qarta pati vetëm në dy çështje. Nga të dy palët u pa se ekziston dëshirë e madhe për të vazhduar drejtimin me një koalicion të madh."

Autor : Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 14.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JeX3
  • Data 14.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JeX3