1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Të drejtat e njeriut nuk duhet të lihen pasdore" - Intervistë me Werner Hoyer, Sekretar Shteti pranë Ministrisë së Jashtme

Werner Hoyer, sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme është një ndër këshilltarët më të rëndësishëm të ministrit të Jashtëm Westerwelle. Në intervistë për DW ai flet për angazhimin gjerman për të drejtat e njeriut.

Werner Hoyer, Sekretar Shteti pranë Ministrisë së Jashtme

Werner Hoyer, Sekretar Shteti pranë Ministrisë së Jashtme

Politikani 59 vjeçar i partisë liberale është i ftuar në konferencën e Deutsche Welle-s Global Media Forum, që zhvillon punimet nga 20 deri më 22 qershor në Bon. Konferenca ka në fokus rëndësinë e medias për realizimin e të drejtave të njeriut në një botë të globalizuar.

DW: z. Hoyer, ushtria gjermane në Afganistan ka për detyrë të sigurojë të drejtat e njeriut dhe procesin e demokratizimit. Gjendja është e rezikshme - së fundi pati një sulm të talibanëve, si pasojë e të cilit u plagosën ushtarët gjermanë. A mos vallë është mjaft i lartë çmimi, që ne paguajmë në angazhimin për të drejtat e njeriut në Afganistan?

Hoyer: Çmimi është mjaft i lartë. Nëse ushtria gjermane pëson humbje, nëse njerëzit dëmtohen, ky është një çmim mjaft i lartë. Por ne kemi një detyrë në Afganistan, që duhet ta përballojmë. Misioni është që ta aftësojmë Afganistanin, në mënyrë që të jetë vetë në gjendje për t'u kujdesur për sigurinë dhe për të garantuar sigurinë në të ardhmen duke respektuar të drejtat e njeriut. Kjo është një rrugë shumë e gjatë, por ne duhet të kemi kujdes, që pas më shumë se dhjetë vjetësh të përpjekjeve në Afganistan, pikërisht të drejtat e njeriut të mos lihen pasdore. Ndaj çmimi është vërtetë shumë i lartë, por këto përpjekje ia vlejnë.

Nuk mund të mendohet një e ardhme e Libisë me Gadafin

DW: Në një tjetër rast konflikti, siç është Libia, qeveria gjermane është mjaft e rezervuar. Ajo nuk merr pjesë në aksionin ushtarak të NATO-s në këtë vend. Madje për këtë ka pasur edhe shumë kritika. Si i përballoni ju këto kritika? A ishte ky vendim nga këndvështrimi i sotëm i drejtë, apo i gabuar?

Hoyer: Qeveria e ka menduar mjaft mirë këtë. Ne ishim të një mendimi, kancelarja, ministri i Mbrojtjes, ministri i Jashtëm, të gjithë ishim të mendimit, se ky mision nuk ishte menduar deri në fund, dhe prandaj kemi qëndrimin, që ky vendim ishte i drejtë. Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë, që ne do të ishim neutralë, apo nuk do të na bënte përshtypje, për atë që po ndodh atje. Aleatët dhe miqtë tanë kanë marrë një vendim ndryshe nga ne, dhe ne u urojmë atyre sukses. Kjo do të thotë së pari, që mbrojtja e popullsisë civile, që është në rend të parë të rezolutës së OKB-së, faktikisht të realizohet. Përveç kësaj unë shpresoj, që në fund të gjithë pjesëmarrësit ta kenë të qartë, që as mund të mendohet një e ardhme e Libisë me Gadafin.

Deutschland Staatsminister im Auswärtigen Amt Werner Hoyer

Një test vendimtar për Bashkimin Evropian

DW: Në kohën e globalizimit ndërkombëtarizimi i politikës së të drejtave të njeriut ka bërë që ajo të fitojë më shumë rëndësi. Si e shihni rolin e Bashkimit Evropian? A ka një strategji të qartë për këtë?

Hoyer: Në të vërtetë po. Ne nisur nga fakti, që temën e të drejtave të njeriut e kemi sanksionuar edhe përmes Kartës së të Drejtave Themelore në Bashkimin Evropian, kemi krijuar një farë funksioni model. Por kjo do të thotë edhe se sa u përket çështjeve të të drejtave të njeriut, të drejtave themelore ato duhet të vihen vërtetë në jetë, ashtu siç i kemi formuluar vet në letër. Ndaj është e rëndësishme, që Bashkimi Evropian ashtu si vendet e tij anëtare të jenë të besueshëm në mbarë botën sa u përket të drejtave të njeriut. Kjo do të thotë që të jesh i besueshëm edhe brenda unionit, p.sh. që liritë elemntare si liria e shtypit, liria e mendimit të mbrohen vërtetë edhe brenda unionit. Ky është gjithmonë një test vendimtar për unionin, i cili ia ka vënë këtë si një qëllim madhor vetes.

Çështjet e të drejtave të njeriut rezikojnë të harrohen

DW: Z. Dr. Hoyer, tri ditë me radhë në Bon në Forumin Global Media diskutohet për të drejtat e njeriut. Çfarë mesazhi prisni ju nga kjo konferencë?

Hoyer: Unë besoj, që të drejtat e njeriut janë tani mëse aktuale, sepse me rritjen gjithnjë e më shumë të shpejtësisë së procesit të globalizimit ekzsiton edhe reziku, që çështjet e të drejtavetë njeriut të dalin jashtë vëmendjes. Kjo sepse në dallim nga dekadat e fundit, kur demokracitë e emancipuara të shtetit ligjor ishin shumë të sukseshme edhe ekonomikisht, tani kanë të bëjnë me një sërë polesh ekonomike dhe politike në botë, që janë vërtetë të sukseshme në ekonomi, e ndërkohë po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në globalizim. Por nga ana tjetër ato së brendëshmi dëshmojnë për zhvillime mjaft kritike sa u përket të drejtave dhe lirive, të drejtave të njeriut. Për këtë arësye është shumë e rëndësishme, që pikërisht atëherë kur sistemet autoritare janë të sukseshme ekonomisht, të shtrohet vazhdimisht çështja e të drejtave të njeriut.

Intervistoi Ralf Bosen

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora