1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të drejtat e njeriut kanë nevojë për klimë të qendrueshme

Të drejtat e njeriut nuk shkelen vetëm prej diktatorëve, xhelatëve dhe ekzekutorëve. Këto të drejta kërcënohen edhe nga ndryshimi i klimës dhe shoqëritë, që i nxisin këto ndryshime, mendon Mathias von Hein.

Saktësisht 19 km. e ndajnë Palais de Chaillot në Paris nga aeroporti Le Bourget. Treçerek ore zgjat udhëtimi me makinë. E ndërsa këto ditë në Konferencën Ndërkombëtare për Klimën në territorin e aeroportit po shkruhet histori - ende nuk është e qartë, nëse kjo do të ndodhë në frymë pozitive apo negative - kanë kaluar 67 vjet qëkurse në Palais 67 u shpall "Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut". 10 dhjetori shënon qysh prej asaj kohe ditën e të drejtave të njeriut.

Edhe sivjet ka sërish mjaft arsye, për ta ndaluar përdorimin eksesiv të dënimit me vdekje: në Kinë, në Iran apo në Arabinë Saudite. Po ashtu edhe shumë rastet e torturave, të dhunës së policisë, të shtypjes së lirisë së mendimit. Në të kundërt mund të brohoritet akordimi i Çmimit Nobel të Paqes, që sivjet me meritë iu dha "Kuartetit të Dialogut Kombëtar" në Tunizi.

Ndryshimi i klimës temë e të drejtave të njeriut

Mos duhet t'u bëjmë thirrje drejtuesve të bisedimeve në Konferencën për Klimën, që të kapërcejnë përtej interesave të shumta të tyre dhe të venë në jetë nenin 3 të Deklaratës së Pergjithshme të të Drejtave të Njeriut: i cili garanton të drejtën për jetë. Qysh tani ndryshimi i klimës po vret në masë. Herë direkt dhe herë indirekt. Direkt p.sh., sepse të ashtuquajturat "ngjarje ekstreme të motit" janë shtuar fuqishëm. Në njëzet vite mes 1995 dhe 2014 si pasojë e stuhive tropikale dhe vërshimeve kanë humbur jetën mbi një gjysmë milion njerëz. Zhvillimet e motit janë shumë të ndërlikuara për të përcaktuar shkaqe të qarta. Por fakt është, se "ngjarjet ekstreme të motit" po shtohen - e kësisoj studiuesit e klimës e kanë parashikuar këtë në modelet e tyre.

von Hein Matthias Kommentarbild App

Matthias von Hein

Indirekt ndryshimi i klimës vret, duke i destabilizuar shtetet. Shembull është Siria: luftës civile me qindra mijëra të vdekur dhe miliona të dëbuar i kanë paraprirë vitet e thatësirës ekstreme. 1,5 milionë buqj janë larguar nga vendi i tyre dhe janë zhvendosur në qytete, në një kohë, kur vendi gjithsesi përballej me valën masive të refugjatëve nga Iraku. Edhe vet shoqëritë e qendrueshme do të destabilizioheshin në kushte të tilla. Në Siri kësaj i shtohen edhe qeverisja e keqe dhe forca nxitëse nga jashtë.

Ndryshimi i klimës faktor rreziku

Shembull Boko Haram: nuk është rastësi, që forcimi i grupit terrorist ka ardhur paralelisht me zhdukjen e liqenit Çad. Nëse baza kryesore e jetesës për rreth 30 milionë njerëz, për bujqit, blegtorët dhe peshkatarët, tkurret në një të njëzetën e sipërfaqes fillestare, atëherë luftrat për ndarjen e burimeve të jetesës ashpërsohen. Dhe nëse përhapen varfëria dhe mungesa e perspektivës, atëherë grupet terroriste e kanë të lehtë të rekrutojnë të rinj.

Edhe vet Ushtria e SHBA-së e ka kuptuar si një rrezik sigurie ndryshimin e klimës. Eshtë madje e qartë: rritja e temperaturave do të shkaktojnë valë refugjatësh dhe lëvizje migracioni në masë të madhe. Për të siguruar aksesin tek burimet, kryesisht tek uji, bëhen përpjekje të ashpra. Kjo jo gjithmonë mbetet paqësore. Eshtë e qartë edhe se: uria në botë do të rritet. E as tani njerëzimi jashtëzakonisht i pasur nuk ia del, që t'i ngopë të gjithë njerëzit me ushqim. Në çdo tre sekonda diku në botë vdes një njeri nga uria - shpesh këta janë fëmijë. Shihni treguesin e sekondave të orës: një, dy, vdekje!

Rrezik për njerëzimin ndryshimi i klimës

A duam ta pranojmë ne këtë afatgjatë? Nisur nga komoditeti, nga të qenit të ambejtnuar? Nga mungesa e fantazisë, se si mund të organizohej jeta dhe ekonomia në mënyrë të qendrueshme dhe të drejtë? Sepse interesat ekonomike duken shumë të fuqishme? Njerëzit e kuptojnë shumë mirë, që nuk mund të vazhdohet pa e vrarë mendjen "edhe më tej kështu". Në Paris shtetet e industrializuara duhet të veprojnë energjekisht - dhe të tjerët duhet të pasojnë. Nuk bëhet fjalë për planetin tonë. Ai mund bën edhe pa ne. Por bëhet fjalë për ne njerëzit.

Ju mund të shprehni mendimin tuaj poshtë këtij artikulli. Ne i mirëpresim komentet tuaja!