1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të burgosurit ujgur të Guantanamos pa atdhe

Diskutimi për pranimin e të burgosurve të Guantanamos po e ndez atmosferën politike në prag të Krishtlindjeve në Berlin. Shtajnmajer ka udhëzuar të shqyrtohet, se në ç´kushte mund të pranojë Gjermania ish-të burgosurit.

default

Ujgurë myslimanë në provincën e Ksinjangut

Të burgosurit ujgur të Guantanamos nuk mund të ekstradohen në Kinë, ku ata konsiderohen si terroristë dhe separatistë. Mjaft prej tyre nuk duan, ose nuk munden të kthehen në atdhe, pasi rrezikohen nga arrestimi e madje edhe nga torturat.

Si u burgosën ujgurët në Guantanamo?

Qysh prej gjashtë vjetësh ujguri Adel Nori (Noori) mban uniformën e të burgosurit me numrin 584 në kampin amerikan të Guantanamos në Kubë. Qelia e tij njëshe është një kafaz metalik pa dritë natyrale. 28 vjeçari është arrestuar në vitin 2002, pak muaj pas rrëzimit të talibanëve në Afganistan, nën dyshimin, se mbështet terrorizmin ndërkombëtar.

Autoritetet ushtarake të SHBA besonin, se Nori bën pjesë në organizatën „Lëvizja Islamike e Turkestanit Lindor“, shkurt (ETIM). Kjo organizatë konsiderohet si terroriste nga SHBA, nga OKB-ja dhe nga Kina. Sipas deklarimeve të Pekinit, ETIM synon arritjen me dhunë terroriste të pavarësisë së krahinës perëndimore kineze Ksinjang ( Xinjiang). ETIM e quan Turkistani Lindor territorin kinez që shtrihet në kufirin me Indinë, Pakistanin dhe Afganistanin. Në bazë të numërimit të fundit të popullsisë në këtë rajon jetojnë rreth shtatë milionë ujgurë, shumica e të cilëve janë muslimanë suni.

USA Gefangenenlager Guantanamo Häftling

Kampi i Guantanamos

Ujgurët janë shtresë e shtypur

Shumë ujgurë si Adel Nori dhe 16 të burgosur të tjerë ujgurë në Guantanamo e ndjejnë veten në Kinë të shtypur në aspektin politik, fetar dhe të nënvleftësuar në aspektin ekonomik. Sipas informacioneve të organizatës për të drejtat e njeriut "Shoqata për Popujt e Kërcënuar" qysh nga viti 1998 janë ekzekutuar të paktën 700 ujgurë për arsye politike. Aksionet e protestave të ujgurëve në Kinë shtypen brutalisht, thuhet në raportet e kësaj organizate. Si rrjedhojë shumë ujgurë vendosin të arratisen duke nisur një jetë të re në emigracion, kryesisht në vendet fqinjë të Kinës. Pikërisht ky vendim iu kthye ujgurëve të burgosur në Guantanamo në bumerang. Në Afganistan ata u arrestuan prej dedektivëve privatë dhe iu shitën amerikanëve për maksimumi 5000 dollarë, thonë avokatët e të burgosurve. Pas një periudhe të gjatë burgu në kushte jo humane të burgosurit vuajnë nga apatia dhe dëshpërimi.

USA Guantanamo Häftling

Mjaft ujgurë në Guantanamo në gjendje jo të mirë psikologjike

Qeveria e SHBA pas një vendimi, që shërben si referencë, të një gjykate në Uashington e ka shfuqizuar akuzën për terrorizëm kundër 17 ujgurëve, që janë në moshën 28 deri në 44 vjeç. Por lirimi i tyre deri tani ka dështuar, pasi asnjë vend nuk është i gatshëm t´i pranojë ata si të ekstraduar. Në 2006 ujgurët u lejuan të udhëtojnë për në Shqipëri. Atje ata nuk gjetën komunitet ujgurësh. Njëri prej të liruarve jeton ndërkohë në një shtet të BE-së, në Suedi.

Bisedimet për pranimin e pjesës tjetër të grupit po vështirësohen, sepse qeveria kineze reagon me protestë ndaj vendimit për t´u garantuar azilim ujgurëve. Kjo pavarësisht faktit që pranimi i tyre do të kryhet me kushte të rrepta dhe thjeshtë për arsye humanitare.