1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Të bashkëveprojmë për formësimin e Evropës

Kriza financiare u krijon shqetësim qytetarëve - kjo doli në pah gjatë forumit me qytetarët në Berlin, ku komisarja e BE-së Viviane Reding iu përgjigj pyetjeve të të pjesëmarrësve.

A po bën Evropa sa duhet kunder krizës? Kur pjesëmarrësve në forumin me qytetarët iu kërkua në hapje të këtij aktiviteti që të votojnë në mënyrë elektronike, shumica e tyre u përgjigj me "Jo". Ndër organizatorët e kësaj veprimtarie ishte edhe një gazetë berlineze. Salla pranë Portës së brandenburgut me një kapacitet prej rreth 400 vendesh ishte mbushr plot e për plot. Viviane Reding nga Luksemburgu, zëvendëspresidente e Komisionit të BE-së, bashkë me eurodeputeten socialdemokrate Dagmar Roth-Behrendt iu përgjigjën pyetjeve të qytetarëve.

Ndër të parët e shtroi pyetjen edhe një grua, e cila kishte mendimin, se Evropa nuk po bën sa duhet. Pyetjen e saj ajo e formuloi: "Përse nuk ka ende taksë për transaksionet bankare?" Për Reding ishte ky rasti i parë për të shpjeguar, se nuk është aq e thjeshtë për të bërë më shumë: "Ne jemi 27 vende anëtare. Nëse luksemburgasit do të duhej të vendosnin për të 27 atëherë do të ishte më e thjeshtë. Por ne duhet që gjithmonë të debatojmë së bashku. Sidoqoftë njëmbëdhjetë shtete anëtare janë shprehur të gatshëm që të avancojnë në drejtim të thjeshtimit të procesit të vendimmarrjes. Reding shprehu bindjen, se edhe të tjerë do të pasojnë.

Evropa duhet të kujdeset për gjithçka

Ndonëse shpesh ngrihet kritikat kundër institcuioneve evropiane, se ato merren me çështje, që nuk janë kompetencë e tyre, në forumin me qytetarët në Berlin përkundrazi herë pas here u shtrua pyetja, se përse nuk kujdeset komisioni për këtë. Çështje që kanë të bëjnë me arsimin u shtruan intensivisht për diskutim nga pjesëmarrësit - edhe pse Reding qysh në pyetjen e parë e dha përgjigjen, se Evropa pas Marrëveshjes së Lisbonës, si të thuash "kushtetutës" së BE-së muk është më përgjegjëse për këtë çështje.

Shumica e pyetjeve u përqëndruan tek kriza financiare. Shqetësimi për kursimet në Greqi u shpreh nga shumë pjesëmarrës. Reding theksoi, se Evropa është një strukturë solidariteti, ngjashëm si në një familje, ku secili bën për njëri-tjetrin. Por ashtu si në një familje kërkohet edhe solidaritet për solidaritetin. "Nuk mund të presësh gjithmonë vetëm solidaritet, por duhet edhe të bashkëpunosh në familje dhe t'i respektosh rregullat e saj", theksoi komisarja. Ajo shprehu keqardhjen, që shumë grekëve u duhet të vuajnë edhe pse ata janë shumë të rinj për të qenë përgjegjës për rrethanat e krijuara në vendin e tyre. Sidoqoftë ndërkohë ka shenjat e para të përmirësimit në Greqi.

"Lajmet e mira nuk përbëjnë lajm"

Ekstremizmi i djathtë që po forochet në vendet e krizës, sipas Reding, mund të luftohet vetëm duke u dhënë njerëzve shpresë. Ndaj p.sh. BE-ja në tetë vendet anëtare, ku papunësia tek të rinjtë është mjaft e lartë, ka dërguar ekspertë nga mbarë Evropa. Këto vende nuk i kanë investuar paratë e dërguara dikur në vlerën e 7,2 miliardë eurosh për financimin e projekteve për hapjen e vendeve të punës për të rinjtë. Tani vetëm brenda pak muajsh janë hapur 460.000 vende pune për të rinjtë, njoftoi Reding dhe tërhoqi vëmendjen: "Për këtë natyrisht që nuk shkruhet asgjë nëpër gazeta - good news, no news."

Në fund rreth 90 përqind e pjesëmarrësve përmes sistemit elektronik votuan, se dëshirojnë më shumë Evropë. Por me gjasë 400 pjesëmarrësit nuk mund ta përfaqësojnë opinionin e të gjithë popullsisë gjermane.