1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Tërheqje e turpshme e kristiandemokratëve"

DW15 Janar 2008

Udhëheqja e Unionit Kristiandemokrat në Gjermani e ka bllokuar propozimin e ri të kryeministrit unionist në Hessen, Roland Koh(Koch) për të ndryshuar ligjin për dënimin penal për minorenë kriminelë.

https://p.dw.com/p/Cpfo
Kryeministri i Hesenit, Roland KohFotografi: AP
Të përditshmet gjermane shprehen njëzëri kundër këtij propozimi të kryeministrit të Hesenit, Roland Koh.
WIESBADENER KURIER shkruan për shembull:
"Edhe për kandidatët populistë duhet të ketë një masë. Me kërkesën e tij për ta ushtruar Kodin Penal edhe ndaj minorenëve, Roland Koh, e harroi çdolloj mase të arësyeshme në kryqëzatën e sigurisë kundër të rinjve që ushtrojnë dhunë. Mbas distancimit të rrufeshëm të kreut kristiandemokrat, kreut të Hesenit nuk i mbeti veçse një sbrapsje e turpshme." RHEIN-NECKAR-ZEITUNG nga Hajdelbergu arrin në të njëtin përfundim: "Një gjë është të fillosh një fushatë të ngarkuar dhe diçka tjetër është ta përfu ndosh atë me sukses. Këtë përvojë po e bën tani edhe Roland Koh, duke tematizuar dhunën tek të rinjtë dhe duke i shkelur në kallo socialdemokratët. Por me idenë e tij për t'i nënshtruar edhe fëmijët ndaj kodit penal ai është i izoluar (...) Po i fute dhjetëvjeçarët në burgun e të rinjve, është e garantuar që po i çon drejt rrugës së kriminelit. Koh do të bënte mirë të ndërronte temë." Ndërsa TAGESZEITUNG nga Berlini mendon se e ka gjetur shpjegimin se megjithë këtë turp, Koh mund të fitojë përsëri:
"Megjithë zbrapsjet fushata e Kohut mund ta përmbushë qëllimin e saj. Si çdo betejë elektorale ndërmjet kampeve, kjo fushatë dëmton më së shumti partitë e vogla, Të Gjelbrit dhe Të Majtët. Kur e majta bie nën 5 përqind atëherë koalicioni më i mundshëm është ai mes të zinjve (unionistëve) dhe të verdhëve (liberalëve). Ky është efekti banal dhe njëkohësisht vendimtar i fushatës së Kohut."