1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të rinj maqedonas do të njihen me politikën gjermane

Fatos Musliu4 Tetor 2012

Në Maqedoni është bërë përzgjedhja e kandidatëve që kanë konkuruar për bursën ndërkombëtare parlamentare. Ajo u mundëson të njihen me sistemin politik të Gjermanisë duke u angazhuar në zyrat e deputetëve gjermanë.

https://p.dw.com/p/16Jhh
Fotografi: DW

Kandidatë nga 28 shtete konkurojnë për të fituar bursën ndërkombëtare parlamentare të Bundestagut gjerman, e cila mundëson për së afërmi të njihet sistemi parlamentar i Gjermanisë. Deputetja e Bundestagut, Marija Flashbarth, ka qëndruar në Shkup gjatë përzgjidhjes së kandidatëve nga Maqedonia për bursën ndërkombëtare parlamentare.

“Qëllimi i Bundestagut është që përmes kësaj burse të forcohet bashkëpunimi dhe tu ofrohet mundësia të rinjëve që të njihet me sistemin politik të Gjermanisë”.

Programi IPS u mundëson studentëve qëndrim falas në Bundestagun gjerman dhe punë të drejtpërdrejt në zyrat e deputetëve të Bundestagut, thotë ambasadorja e Gjermanisë në Shkup Gudrun Shtajnaker.

“Qëndrimi në parlamentin gjerman është kontribut i madh për studentët të cilët pas kthimit në vendet e tyre do të ndihmojnë për zhvillimin e institucioneve të mirfillta demokratike”.

Andrea Jovevski është një nga fitueset e bursës.“Ky është një hap i madh në karierën time. Përvojat që do ti fitoj në Gjermani do të më mundësojn që edhe unë të jap kontribut në demokratizimin e shoqërisë”.

“Kjo është mundësi e veçantë për të parë se si punon parlamenti më i sukseshëm në një vend të Bashkimit Evropian. Do t'i ndihmoj vendit tim duke i implementuar përvojat e Bundestagut në institucionet e Maqedonisë”, shprehet Elena Mitrevska.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni delegacioni i Bundestagut zhvilloi takime edhe me ish bursistët që tani janë të organizuar në shoqata të ndryshme për të përforcuar dialogun ndërkulturor dhe për të ndërtuar rrjetin e komunikimit.

Anife Latifi thotë se eksperiencën e fituar në Bundestag është munduar ta praktikojë në punën e përditshme mirëpo sipas saj në Maqedoni institucionet nuk i vlerësojnë aq sa duhet specializimet jashtë vendit.

“E respektojnë por nuk e kuptojnë se çfarë stipendioni është ky. Mendoj se ende nuk janë aq të informuar se çfarë përvojë sjellim ne prej andej ”.

Vioeleta Ristevska sapo është kthyer nga Gjermania. Ajo ka punuar në zyrën e deputetit Filip Murman. Pjesëmarrja në mbledhjet përgatitore ka qënë shumë frytëdhënëse për te. “Përpos njoftimit me Bundestagun gjerman kemi patur mundësi të marrim pjesë edhe në ligjerata në tre Universitete të Berlinit. Kjo përvojë do të më ndihmon shumë në karierën time”.

Katerina Bakallova thotë se do të ishte mirë që edhe parlamenti i Maqedonisë ti mundëson të rinjëve një punë praktike siç ndodh në Bundestagun gjerman.

“Është shumë e rëndësishme që një deputet të ketë ekipin e tij profesional që do ta ndihmonin në pjesëmarrjen e tij në debate për temat të ndryshme. Shpresoj se së shpejti një gjë e tillë do të ndodh edhe në Parlamentin e Maqedonisë”, thotë Bakallova.

Fituesit e bursës ndërkombëtare parlamentare do të filojnë punën praktike në Bundestag në mars të vitit të ardhshëm.