1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cascada do të përfaqësojë Gjermaninë në Eurovision

dpa, AFP/Amarildo Topi16 Shkurt 2013

Grupi Cascada do të përfaqësojë Gjermaninë në Eurovision 2013. Artistët e rrymës dance pop nga Boni do të përpiqen të fitojnë kompeticionin më të madh të muzikës botërore që do të zhvillohet në Malmö të Suedisë.

https://p.dw.com/p/17eoV
Fotografi: picture-alliance/Sven Simon

Grupi i themeluar nga këngëtarja Natalie Horler fitoi në raundin final të votimeve të zhvilluar përpara 9,000 spektatorëve në TUI Arena në Hanover të Enjten në mbrëmje. 12 artistë dhe grupe konkuruan për të përfaqësuar Gjermaninë në Eurovision. Cascada ishte një nga grupet e famshme që ishin në Hanover, përkrah Söhne Mannheims, të cilët konkuronin pa pjestarin më të famshëm të grupit, Xavier Naidoo.

Kënga që do të përfaqësojë Gjermaninë në Suedi titullohet "Glorious". Teksti i saj është në anglisht dhe melodia ngjason pak me këngën fituese të Eurovision 2012   "Euphoria", e kënduar nga suedezja Loreen në Baku të Azerbaixhanit. "Ne jemi të rinj dhe të lirë. Bota na dëgjon. Unë ndiej muzikën. Mrekulli! Kam gjetur një dashuri që sytë nuk mund ta shohin", këndon këngëtarja Horler.

ESC 2013 - Unser Song für Malmö
Natalie Horler duke këduar këngën "Glorious" në skenën e HanoveritFotografi: picture-alliance/dpa

Hiti "Evacuate the Dancefloor" i grupit gjerman ishte në krye të klasifikimeve në Britani e Hollandë, ndërsa në Gjermani u vlerësua më shumë çmime të para. Por pavarësisht suksesit që çoi në shitjen e mbi 30 milion kopjeve të albumit të tyre, ata nuk prisnin suksesin e së enjtes mbrëma. "Jam ende e shokuar", tha 31-vjeçarja. 

Votimi për zgjedhjen e këngës fituese u nda në tre pjesë. Një javë përpara natës finale këngët  u transmetuan në radio dhe më pas dëgjuesit votonin për të preferuarën e tyre në një faqe interneti. Spektakli i zhvilluar të enjten në mbrëmje u transmetua drejtpërsëdrejti në kanalin televiziv ARD ku një audiencë më e madhe votoi përmes telefonatave dhe mesazheve. Ndërkohë vlerësimi u bë edhe nga një juri prej pesë ekspertësh të industrisë së muzikës. Të tre pjesët e votimeve kishin peshë të njëjtë në përcaktimin e fituesit.

Dëgjuesit e radios zgjodhën me një dieferencë të madhe votash grupin LaBrassBanda, por grupi nga Bavaria mori vetëm një votë nga juria e ekspertëve, kështu që gjithçka mbeti në dorë të shikuesve, të cilët votuan për grupin Cascada. Finalja e edicionit të 58 të Eurovisionit do të mbahet më 18 maj.

ESC 2013 - Unser Song für Malmö - LABRASSBANDA
LaBrassBandaFotografi: picture-alliance/Sven Simon