1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ngjarje tragjike - 82 refugjatë të vdekur.

dpa/Mimoza Kelmendi3 Tetor 2013

Vazhdon drama e refugjatëve që udhëtojnë drejt brigjeve italiane. Këtë të enjte (03.10) kanë humbur jetën mbi 80 njerëz, mes tyre edhe fëmijë dhe gra.

https://p.dw.com/p/19tEP
Fotografi: Reuters

Si pasojë e një ngjarjeje dramatike para ishullit mesdhetar Lampedusa, këtë të enjtë kanë humbur jetën të paktën 82 njerëz. Sipas të dhënave të agjencive, nga mbytja e një anijeje me rreth 500 refugjatë në bord, deri tani janë gjetur 82 kufoma, që janë nxjerrë nga uji, njofton agjencia e lajmeve Ansa duke iu referuar burimeve të përfaqësuesve të autoriteteve përkatëse. Rreth 120 të tjerë ndërkohë janë shpëtuar. Anija me refugjatë kryesisht somalezë, sipas autoriteteve kshte marrë zjarr rreth një kilometër para bregedetit dhe kishte filluar të mbytej. Ndër të vdekurit janë edhe dy fëmijë dhe shumë gra. "Të mbijetuarit janë në një gjendje shoku", tha kryebashkiakja Giusi Nicolini për tv, Sky TG24. Dy anije peshkimi kishin dhënë alarmin duke vënë në lëvizje rojet detare, një anije dhe po ashtu edhe disa helikopterë. "Njerëzit janë në ujë qysh herët në mëngjes", tha Nicolini.

Qysh prej fillimit të dhunës në Siri dhe Egjipt shumë njerëz shfrytëzojnë kohën e mirë për të marrë arratinë nga vendi duke përdorur anije në gjendje të keqe për të udhëtuar drejt Lampedusës dhe Sicilisë, shpesh të rrezikshme për jetën. Të hënën (30.09) u mbytën 13 njerëz nga Egjipti, kur anija po mbytej para bregdetit sicilian.