1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të gjithë kundër Erdogan, por jo kurdët

Senada Sokollu/Amarildo Topi6 Qershor 2013

Pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit turk Erdogan janë bërë më të forta. Por kjo kërkesë nuk mbështetet nga të gjithë protestuesit.

https://p.dw.com/p/18l09
Pamje nga protestat kundër qeverisë turkeFotografi: Adem Altan/AFP/Getty Images

Prej gati një jave situata në Turqi nuk është e qetë. Tani arsye nuk janë vetëm pemët e parkut të Stambollit, por edhe mungesa e demokracisë në vend. Kërkesa kryesore e demonstruesve: dorëheqja e kryemnistirit Recep Tayyip Erdogan. Ai është në pushtet që prej 10 vitesh. Dy herë ka fituar zgjedhjet partia e tij islamike konservatore AKP dhe me një rezultat të thellë. Popullaritreti i Erdogan ishte i padiskutueshëm. Turqia dukej se po ecte në rrugën e duhur për shkak të zhvillimit ekonomik dhe ishte marrë gjithmonë si shembulli i një studenti shembullor në nivel ndërkombëtar.

Kryeministri turk përballet për herë të parë më protesta të tilla masive.Por kjo nuk e habit aspak atë, thotë në një intervistë për DW gazetari dhe shkrimtari turk Cengiz Aktar. "Qeveria kërkon të japë përshtypjen se gjithëçka është nën kontroll, por në të vërtetë asgjë nuk është në rregull."

Synimi është Erdogan jo partia e tij

Në parrullat e demonstruesve duket qartë se ata duan dorëheqjen e Erdogan dhe nuk janë kundër partisë së tij apo pjesës tjetër të qeverisë, thotë Aktar. "Ai hyn në jetën private të njerëzve. Përshembull ndalimi i përdorimit të buzëkuqit nga stjuardesat apo ndalimi i shitjes së alkoolit pas orës 22:00. Këto gjëra janë në kundërshtim të plotë me jetën moderne në Turqi", thotë Aktar. Në fillim njerëzit menduan se këto ligje nuk mund të hynin në fuqi, por kur një gjë e tillë ndodhi atëherë kuptuan se çfarë po ndodhte, vazhdon më tej gazetari.

Përpjekja e Erdoganit për të riorganizuar jetën sociale dhe stili i tij autoritar i vendim-marrjes janë arsyet kryesore të protestave, shpjegon Aktar. Dhe i gjithë mllefi shpërtheu papritur për një çështje si ajo e prerjes së pemëve në parkun Gezi.

Global Vienna Forum 2013 Erdogan
Kryeministri turk ErdoganFotografi: picture alliance/APA/picturedesk.com

"Lëvizje e të rinjve pa ngjyra partiake"

Për Gencer Özcan, drejtues i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Bilgi të Stambollit, tensionet në Turqi nisën më 1 Maj, ditën ndërkombëtare të punës. "Qeveria ndaloi zhvillimin e një proteste të të majtëve në sheshin Taksim. Atë ditë mjetet e transportit publik u ndaluan dhe policia që atë ditë ishte e dhunshme ndaj demonstruesve", tha profesori në një intervistë për Deutsche Welle.

Në ditët e mëvonshme protestat nuk do të ndaleshin. Erdogan akuzoi demonstruesit se mbështeteshin nga grupe ekstremiste. Por gazetari Aktar është kundër kësaj thënie. "Kjo është një lëvizje e të rinjve, pa ngjyra partiake, lëvizje urbane pa një axhendë politike dhe pa udhëheqës." Grupet klasike të majta që gjenden gjithmonë në protesta të tilla nuk janë shfaqur, thotë gazetari duke patur në mendie socialistët, komunistët dhe partinë e kurdëve. "Asnjë lëvizje politike apo parti nuk udhëhoqi njerëzit në sheshin Taksim, parkun Gezi apo në ndonjë qytet tjetër turk", thekosn Aktar.

Një trup shumëngjyrësh

Edhe Gencer Özcan e cilëson bashkimin e qytetarëve si një demonstratë majft të gjerë. Të gjitha grupet e mundshme kanë marrë pjesë në protestë, ashtu si edhe grupet radikale, thotë Özcan. "Por shtylla kurrizore e protestës janë të rinjtë, të cilët luftojnë për të drejtat e tyre. Të rinjtë, nxënësit dhe studentët janë shpirti i kësaj demonstrate", thekson profesori.

Paritë opozitare ishin shumë të kujdesshme në pjesmarrjen e tyre në protestë, shpjegon Özcan. "Partia kurde BDP në fillim doli në rrugë jo-zyrtarisht me frikën se pjesmarrja e saj mund të ndikonte në bisedimet për paqe. Gjithashtu edhe mbështetësit e partisë nacionaliste MHP u ndaluan për të marrë pjesë në protesta nga kryetari i partisë", vazhdon Özcan. Sipas profesorit e njëjta gjë ndodhi edhe me mbështetës të paritsë Republika e Popullit ose CHP, që është partia me e madhe opozitare në Turqi.

Jo të gjithë duan dorëheqjen e Erdogan

Në sllogane dhe në grafiti kudo nëpër rrugë dhe autobuzë në Turqi shkruhet "Tayyip istifa!" ("Tayyip jep dorëheqjen!"). Këto fjalë i gjen të shkruara kudo dhe është ajo që kërkohet prej ditësh. Por jo të gjithë duan një kryemjnistër të ri e veçanërisht kurdët. "Nëse Erdogan jep dorëheqjen nuk do të jetë mirë për ne kurdët. Qeveritë tona janë në mes të procesit të paqes dhe nëse qeveria do të ndryshonte tani, atëherë do kemi sërish tension në Turqi", thotë protestuesi Erhan Calahan, i cili është anëtar i partisë kurde BDP.

Türkei Istanbul Proteste Unruhen kurdische Partei BDP verboten
Përfaqësues të partisë kurde BDP në protestëFotografi: picture alliance/abaca

"Demokracia jeton"

Sipas gazetarit Aktar qeveria turke duhet të kuptojë se demokracia nuk është një kuti boshe ku ata mund të fusin gjithëçka. "Demokracia jeton, punon dhe shprehet, atë që ne e quajme pjesmarrje në demokraci. Duket se ata nuk e kanë mësuar një gjë të tillë", kritikon Aktar qeverinë. Ai shpreson se më në fund ata kanë marrë një mësim.