1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sërish dynënshtetësia

Bölinger/Kiesel24 Gusht 2016

Kancelarja Merkel pret prej gjermano-turqve besnikëri ndaj Gjermanisë. Disa mendojnë se kjo mund të ketë efekt të kundërt. Po si mund të matet besnikëria e turqve?

https://p.dw.com/p/1Jnwg
Fotografi: Imago/Reichwein

Tani edhe kancelarja. Prej disa javësh politikanët e partive konservatore po paralajmërojnë që Gjermania, nuk mund më jetë më e sigurt për besnikërinë e qytetarëve me origjinë turke. Ministrat e Brendshëm të disa landeve federale kërkuan madje heqjen e shtetësisë së dyfishtë që lejohet për disa kategori emigrantësh. Në një intervistë kancelarja tha: "Nga anëtarët e komunitetit me origjinë turke që jetonjë prej një kohe të gjatë në Gjermani, ne presim që ata të zhvillojnë një shkallë të lartë të besnikërie ndaj vendit tonë."

Efekt i kundërt

"Absurde dhe populiste" e konsideron këtë kërkesë Ayse Demir. "Si mund të matet besnikëria, ju lutem? Me atë që dikush pozicionohet kundër Erdoganit?" Demir është zëdhënëse e një nga shoqate të qytetarëve me origjinë turke në landin Berlin-Brandenburg. Shoqata e saj nuk pozicionohet lidhur me politikën turke, dhe është liberale. Ajo është tepër e nervozuar prej diskutimeve dhe debatit për shtetësinë e dyfishtë dhe thotë se ky debat do të shkaktojë efekt të kundërt.

Russland Recep Tayyip Erdogan
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Nemenov

Edhe nënkryetari i Bashkimit të Demokratëve evropiano-turq, Fatih Zingal, e quan debatin për shtetësinë e dyfishtë "një shuplakë në fytyrën e gjithë qytetarëve me origjinë turke". Shumica e qytetarëve me origjinë turke janë të integruar mirë, thekson Zingal. Ata kanë dhënë një "kontribut të madh" për ndërtimin e Gjermanisë. Ai thotë se thëniet se shoqata e tij është megafon i Erdoganit nuk janë të vërteta, por se si shoqatë që përfaqëson turqit që jetojnë në të gjithë Evropën ata janë në kontakt edhe me qeverinë turke.

Merkeli nuk ka pse të shqetësohet

Në dyqanet dhe tregjet e lagjes së Berlinit Neukölln gjuha dominuese është turqishtja. Shumë njerëz e quajnë këtë lagje Stambolli i vogël. Tylaj Satilmis dhe i shoqi Aladini mendojnë se Angela Merkel nuk ka pse të shqetësohet, se turqit që jetojnë në Gjermani duan vetëm paqe.

Tylaj Satilmis dhe i shoqi Aladini
Tylaj Satilmis dhe i shoqi AladiniFotografi: DW/H. Kiesel

Edhe një shitëse me shami në kokë që shet perime thotë, se pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi ndër klientët e saj apo tek shitësit e tjerë ka pasur vetëm grindje me fjalë. Mesut Hac, i cili është duke bërë pazarin e javës thotë se kërkesat që bëhen e nervozojnë, sepse njerëzit janë besnikë.