1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Synime të larta por suksese margjinale - Lëvizja e Vendeve të Paangazhuara dhe roli i saj në politikën botërore

Shtetet anëtare të "Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara" takohen (15.7-16.7.) në Sharm el- Sheikh të Egjiptit për të diskutuar mbi arritjet e deritanishme. Por ç´rol luan pas mbarimit të "Luftës së Ftohtë" kjo lëvizje?

default

29 kryeministra të shteteve të gjeneratave të para postkoloniale vunë në konferencën e mbajtur në Bandung të Indonezisë në prill të vitit 1955, gurthemelin e "Non-Aligned-Movement" (NAM), ose thënë shqip Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara.

Ndër parimet kryesore ishin integriteti territorial, ruajtja e sovranitetit politik të të gjitha vendeve, barazia mes racave dhe kombeve, respektimi i të drejtave të njeriut, zgjidhja në mënyrë paqësore e të gjitha konflikteve në harmoni me kartën e OKB-së (UN – Charta), pa presion dhe pa formim të lidhjeve të reja.

Konferenca zyrtare e themelimit të Lëvizjes së Shteteve të Paangazhuara u mbajt në Beograd në vitin 1961 ku morën pjesë 25 shtete: Afganistani, Algjeria, Jemeni, Myanmari, Kambodscha, Sri Lanka, Kongo, Kuba, Qipro, Egjipti, Etiopia, Gana, Guinea, India, Indonezia, Iraku, Libani, Mali, Maroku, Nepali, Arabia Saudite, Somalia, Sudani, Siria, Tunesia dhe Ish-Jugosllavia. Në dekadat vijuese kësaj lëvizjeje iu bashkangjitën edhe shumë vende tjera dhe pothuajse të gjitha shtetet e Afrikës dhe Azisë.

Synime të larta por suksese margjinale

Që në fillimi u morr qëllimisht vendimi që të themellohet një „Lëvizje"´e jo një „Organizatë" me struktura të ngurta byrokratike që mund të ndikojnë negativisht në punën e tyre.

Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë Lëvizja e Shteteve të Paangazhuara e përqendroi fokusin në luftimin e terrorizmit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare, si dhe në angazhimin për drejtësi në botë e globalizuar.

Por duhet thëne se sukseset e këtyre shteteve në realizimin e ideve të përmenduara mbeten margjinale. Jo vetëm fundi i Luftës së Ftohtë, por edhe zhvillimi i ekonomisë botërore sollën humbjen e kuptimit të kësaj Lidhjeje.

" Kjo natyrisht lidhet me faktin se Bashkësia e Shteteve Ndërkombëtare është ndërlikuar që nga viti 1960. Ne nuk kemi tash vetëm ekonomi te shteteve, por ndërkohë edhe shumë organizata rajonale, sepse shumica e shteteve mundohen që interesat e tyre t´i vendosin në kontekst rajonal", shprehet Chrisátian Wagner nga fondacioni për shkencë dhe politikë.

Forum për shprehjen e mendimeve

Vendet e Paangazhuara synojnë sot një sovranitet të plotë politik dhe mospërzierje nga jashtë në çështjet e tyre brendshme. Por ky synim i irriton vëzhguesit ndërkombëtarë, para së gjithash kur është fjala për vende problematike si Simbabve, Pakistani apo Irani.

Por Christian Wagner nuk e sheh Lëvizjen në fjalë si një organizatë që forcon qëndrimet e diskutueshme të këtyre vendeve, por vetëm si një forum ku shprehen mendime: " Ajo tani është një forum ku propagandohen idetë e tyre. Shumë shtete anëtare nuk pajtohen me situatën aktuale në Simbabve apo me programin atomik në Iran. Mund të thuhet se kjo Lidhje është shndërruar tani në një forum ku mund të shprehen mendime dhe ide të ndryshme. Por mungon një ide përbashkët që qëndron në krye të Lëvizjes. Ky ka qenë edhe problemi kryesor i vendeve të pazhvilluara, të cilat që nga vitet ´60 nuk mund të gjenin një plan të përbashkët i cili përmblidhte interesat e të gjitha vendeve".

Autorë: Daphne Grathwohl/ Ibraim Akipi

Redaktoi: Sonila Harasani

  • Data 16.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ir1H
  • Data 16.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ir1H