1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Synime në dukje fantastike dhe "zakone dhe doke" të kapërcyera

Planet e koncernit italian të automobilëve FIAT për t'u angazhuar te koncerni gjerman i automobilëve Opel dhe masakra në amok në një dasëm në Turqi në vëmendje të shtypit gjerman.

Gazeta gjermane

Planet e koncernit italian të automobilëve FIAT për t'u angazhuar te koncerni gjerman i automobilëve Opel, ringjallën diskutime në Gjermani, jo vetëm për gjendjen ekonomike të FIAT-it, por edhe të vendit të origjinës së koncernit, Italisë. Pas propozimeve interesante që bëri shefi i FIAT-it, Markione, SÜDDEUTSCHE ZEITUNG komenton sot me tone pozitive edhe zhvillimin ekonomik të Italisë:


"Tatëpjetat dhe të përpjetat e ndjekin njëra-tjetrën në Itali më shpejt se te kombet e tjera. Nëse do të ishin të vërteta të gjitha klishetë negative për këtë vend, ai do të kishte falimentuar me kohë. Por kush udhëton sot nëpër Venecia, ecën nëpër Romë ose përmes Pulias, do të konstatojë, se gjendja nuk është ashtu si e paraqesin klishetë. Si realistë magjikë, të cilët vënë në jetë me këmbëngulje synime që duken fantastike, shumë italianë arrijnë t'i kompensojnë dobësitë e shtetit dhe të shoqërisë së tyre. Ai që nxitohet në gjykime dhe thotë se italianët nuk do t'ia dalin mbanë - qëllon që gabohet rëndë herë pas here."


Për masakrën në amok në një dasëm në Turqi, me 44 të vrarë, në FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG lexojmë:


"Për rrethanat e sakta të aktit dhe ç'fshihet pas tyre, edhe një ditë më vonë dihet pak. Forca të sigurisë kanë rrethuar fshatin, kanë ndërprerë lidhjet telefonike dhe kanë ndaluar hyrjen e gazetarëve. Tetë burra të dyshimtë thuhet se janë arrestuar. Kryeministri Erdogan dhe tre ministra të kabinetit të tij vajtën në vendin e ngjarjes, për të krijuar një tabllo për gjendjen. Edhe Erdogani solli si shpjegim për sulmin vrastar "zakone dhe doke" të kapërcyera. Me të vërtetë, shumëçka flet për një armiqësi familjare. 33 prej 44 të vrarëve mbanin të njëjtin emër familjeje; edhe të dyshuarit si doras, që ndodhen në arrest thuhet se kanë të bëjnë me njëri-tjetrin."

  • Data 06.05.2009
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HkbW
  • Data 06.05.2009
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HkbW