1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Swoboda: Situata në Shqipëri një problem evropian, jo thjesht problem shqiptar - Eurodeputeti austriak flet edhe për raportin Dick Marty

Intervistë me Johannes Swoboda, eurodeputet socialdemokrat dhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin

default

Hannes Swoboda në intervistë me DW

DW: Zoti Swoboda, situata në Shqipëri vazhdon të jetë e tensionuar. Pas demonstratës së 21 janarit, që pati një fund tragjik, kampet politike vazhdojnë të akuzojnë dhe të mos veprojnë për përmirësimin e gjendjes?

Çfarë duhet të bëjnë tani liderët shqiptarë?

Swoboda: Besoj se të gjitha palët dhe sidomos qeveria dhe opozita duhet të përmbahen. Bashkimi Evropian do të bëjë edhe një ndërhyrje që e gjitha forca të përqëndrohet tek zgjedhjet e ardhshme locale, që ato të zhvillohen të rregullta dhe të ndershme dhe kjo do të ishte pastaj baza e një mirëkuptimi të ri mes opozitës dhe qeverise për punën e ardhshme.

DW: Sa ndikon kjo në rrugën e Shqipërisë për në BE, zoti Swoboda?Si mund të ndihmohet Shqipëria që të dalë nga kjo gjendje?

Swoboda: Ne mund të ndihmojmë, por të dyja palët duhet të jenë të gatshme për këtë. Dhe nga ngjarjet e tmerrshme të ditëve të fundit duhet të nxjerrin mësim. Shqipëria është spostuar prapa përsa i përket afrimit me BE-në. Ajo nuk e ka marrë statusin e kandidatit, derisa mbetet në këtë gjendje katastrofale dhe derisa të dyja palët të mos bien dakord për gjërat themelore. Unë nuk shoh ndonjë hap përpara. në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe Shqipëria e sheh se si vende të tjera si Mali i Zi avancojnë.Forcat politike duhet t'ua bëjnë të qartë qytetareve dhe qytetarëve të tyre pse është e pamundur, ose nuk është e mundur, që Shqipëria të bëjë një rrugë të ngjashme si vendet e tjera të Ballkanit.

DW: Çfarë mund të bëjë konkretisht BE për Shqipërinë pas kësaj situate?

Swoboda: Kjo duhet parë. Ju e dini që të dyja forcat më të mëdha politike në Parlamantin Evropian; Partia Popullore Evropiane dhe ajo Socialdemokrate në marrëveshje me Komisionin Evropian janë përpjekur që t'i sjellin në një konsensus të përbashkët të dy kryetarët. Kjo ka dështuar. Besoj që duhet të ketë edhe një përpjekje tjetër për t'i bashkuar, pavarësisht se në çfarë niveli, por situata e Shqipërisë është një problem evropian, nuk është më thjesht një problem shqiptar dhe prandaj Evropa duhet të veprojë.

DW: Zoti Swoboda këtë javë diskutohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi raportin e Dick Marty-t lidhur me akuzat e tij për UÇK-në. Si e vlerësoni ju raportin e tij?

Swoboda: Parimisht është një raport I Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Europian, por unë e kam thënë qartë. Duhet parë me saktësi se në çfarë mase pohimet e Marty-it bazohen në fakte, apo më mirë të themi supozimet (hipoteza) e bazuara. Fakti që Dick Marti është tërhequr përsa i përket fajësimeve konkrete për kryeministrin Thaci, është një tregues që ai nuk ka punuar me aq kujdes sa ç'është dashur të punojë. Në qoftë se ka materiale u duhen dhënë autoriteteve, si EULEX-it, ashtu dhe autoriteteve në Kosovë, në qoftë se jo atëherë duhet konstatuar se është fjala për thashetheme. Raporti nuk ka qenë i kënaqshëm së paku në formën, që është paraqitur. Sepse ka sjellë pretendime, të cilat Dick Marty është dashur vetë ti relativizojë, ose ti tërhiqte.

DW: A pritet që ky raport të miratohet dhe në se po, çfarë do të ndodhë më pas?

Swoboda: Nuk e di, në se do të miratohet. Ky është një raport i Këshillit të Evropës, që nuk është i obligueshëm. Ajo, që është vendimtare, është që të gjithë ata, që kanë ndonjë dëshmi, apo supozime, dëshmi në të cilat raporti bazohet duhet ti dorëzojnë ato sa më parë te EULEX, te misioni i BE në Shqipëri, që kujdeset për ligjin dhe rendin. Deri tani raporti më duket i pamjaftueshëm dhe i turbullt për të qenë me të vërtetë bazë për procedurë gjyqësore.

Intervistën e zhvilloi Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 24.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/102HC
  • Data 24.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/102HC