Svoboda: Ekstradimi i Sanaderit nuk do të influencojë anëtarësimin e Kroacisë në BE | Ballkani | DW | 20.07.2011
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Svoboda: Ekstradimi i Sanaderit nuk do të influencojë anëtarësimin e Kroacisë në BE

Çfarë rëndësie ka dorëzimi i Sanaderit nga Austria, për gjyqësinë e Kroacisë dhe çfarë pasojash ka ai për pranimin në këtij vendi në BE? Bisedë me raportuesin për Evropën në Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda.

Hannes Swoboda, anëtar i Parlamentit Europian, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokratëve Evropianë

Hannes Svoboda, anëtar i Parlamentit Europian, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokratëve Evropianë

DW: Zoti Svoboda, Ivo Sanaderi është pas gati shtatë muajsh përsëri në Kroaci, procesi i ekstradimit nga Austria tashmë ka përfunduar. Si mendoni se do të influencojë kthimi i Sanaderit në peisazhin politik në Kroaci, në qoftë se do të ndikojë?

Svoboda: Unë mendoj, se atij do t'i bëhet një proces, i drejtë, transparent, në mënyrë që publiku të informohet për atë, që ka qenë, dhe që të bëhet e qartë, se për askend, as për një ish-kryeministër, nuk ka amnesti të përgjithshme, por që secili duhet të mbajë përgjegjësinë për veprimet e tij. Unë mendoj se këtu nuk ka momente politike, as moment politik hakmarrjeje dhe as moment politik shfajësimi, por është një shenjë e përparimit të mëtejshëm të Kroacisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

DW: Tani edhe disa qytetarë në Kroaci shtrojnë pyetjen: A mund ta dëmtojë një padi e mundshme kundër ish-kryeministrit procesin e pranimit në BE të Kroacisë, apo do të indikojë në një farë mënyre tjetër?

Svoboda: Unë nuk mendoj se ky proces ka ndonjë ndikim, në radhë të parë një ndikim negativ, sepse duhet të shihni, këtë e kanë treguar edhe proceset në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Proceset, procedurat ligjore janë njëra gjë, vendimi politik është tjera. Ajo, që ne presim nga kroatët, është një procedurë objektive edhe në këtë rast, dhe nëse kjo ndodh, nuk do të ketë ndikim negativ.

Autor: Alen Legovic/av

Redaktoi: Bahri Cani