1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Svetlana Aleksijeviç - një kroniste e guximshme

Ajo është një ndër autorët më të rëndësishëm bjellorusë. Në përfundim të panairit të librit nderohet me çmimin e paqes të rrjetit gjerman të tregtimit të librit.

Librat e saj janë të ndaluar në vendlindjen e saj në Bjellorusi. Telefoni i saj është përgjuar, daljet në publik i kishte të ndaluara. Një herë madje kundër saj u ngrit akuza për gjoja "ndyrjen e nderit të ushtarëve sovjetikë" dhe kështu humbi punën si gazetare. Në vitin 2000 Svetlana Aleksijevic iku në Evropën Perëndimore, jetoi në Stokholm, Paris dhe Berlin. Librat e saj rreth jetës në shoqëritë autoritare kanë gjetur vlerësim ndërkombëtar. Në përfundim të panairit të librit në Frankfurt të dielën (13.10.2013) Aleksijeviçit i jepet çmimi i paqes të rrjetit gjerman të tregtimit të librit në kishën e shën Palit. Aleksijeviç konsiderohet edhe si një kandidate me shumë shanse për çmimin Nobel të këtij viti në letërsi.

Aleksijeviç nuk rreshti megjithë mërgimin, që të shprehë në librat dhe intervistat e saj shqetësimet e njerëzve në ish republikön sovjetike dhe të sulmojë regjimin diktatorial në Minsk. Autorja vetë thotë në bisedë me DW, se ajo ka ndjesinë se çmimi është një mbështetje për të gjithë bjellorusët, të cilët gjenden në një situatë të ngjashme. Edhe asaj çmimi i jep fuqi. Meqenëse veprat e saj nuk shtypen në Bjellorusi, ajo nuk ka mundösi të flasë me lexuesit e saj, "pushtetarët bëjnë sikur unë të mos jem."

Kujtesë morale

Svetlana Aleksijeviç është një kroniste e madhe e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik dhe një iluministe kurajoze. Autorja me mënyrën e saj të të shkruarit është kthyer në një kujtesë morale për njerëzit në ish republikat sovjetike, thuhet në argumentimin e dhënies së çmimit. Svetlana Aleksijeviç ka skicuar jetët e njerëzve nga Bjellorusia, Rusia dhe Ukraina dhe në përulje dhe zemërgjerësi ka shprehur vuajtjet dhe pasionet e tyre."

Si bursiste e qendrës PEN të Gjermanisë ajo jetoi nga vitet 2008 deri 2010 në Berlin. "Na vjen shumë mirë që bursistja jonë e dikurshme merr këtë çmim të rëndësishëm", thotë sekretarja e përgjithshme Regula Veske, "është një vendim i guximshëm dhe i mençur, për një grua kaq të guximshme dhe të mençur."

Kolazhe nga e përditshmja

Në librat e saj Aleksijeviç ka dokumentuar vuajtjet e grave dhe fëmijëve rusë në Luftën e Dytë Botërore, luftën e fshehtë në Afganistan dhe katastrofën e Çernobilit. "Disa tema ishin krejt e kundërta e asaj, që është shkruar në Bashkimin Sovjetik dhe që shkruhet sot në Bjellorusi", shpjegon Regula Veske. "Svetlana Aleksijeviç ka patur guxim të thyejë hapur tabutë ndërkombëtare."

Pas studimit të gazetarisë Aleksijeviç punon fillimit si korrespondente e një reviste letrare, në reportazhet dhe esetë e saj ajo zhvillon një stil unik. Ajo bën shumën intervista dhe bön me to kolazhe emocionale nga jeta e përditshme."

Këtë metodë e përdor për herë të parë në librin e saj "Lufta nuk ka fytyrë femërore", që e botoi në vitin 1983. Në të ajo tematizon fatin e ushtareve sovjetike në Luftën e Dytë Botërore dhe demonton pörmes qindra intervistave mitin heroik sovjetik të "luftës së madhe për atdheun". Ajo bëhet e famshme në botë në vitin 1997 me librin "Çernobili një kronikë e së ardhmes". Libri është një portret psikologjik i njerëzve të prekur dhe hedh vështrime tronditëse në përmasat e katastrofës.

Kthim në një jetë të vështirë

E gjithë vepra e saj sillet rreth përvojës së "përgjakshme, të tmerrshme" të jetës në Bashkimin Sovjetik. Ajo thotë se do të tregojë të vërtetën dhe për këtë "ia ka dhënë fjalën si viktimave ashtu edhe xhelatëve. Ne jemi një shoqëri viktimash, xhelatët zhduken dhe ne nuk e dimë se çfarë mendojnë ata."

Në gusht ka dalë libri i saj i ri "Koha second-hand". Në të njerëz nga vende të ish BS tregojnë për shpresat e tyre të papërmbushura për liri pas shpërberjes së bllokut të shteteve. Për librin "Koha second-hand" ajo u kthye në atdhe në vitin 2011 pas 16 vjet vitesh në mërgim. "Për të shkruar libra të tillë si unë duhet të jesh në vendin e ngjarjes", thotë Aleksijeviç. "Unë duhet të dëgjoj biseda në rrugë, kafe, restorante. Veshët e mi janë të drejtuar nga rruga. Ato janë instrumenti i punës sime." Dhe megjithëse puna e saj nuk është ende e lehtë. Regjimi i Lukashenkos nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj saj. "Svetlana Aleksijeviç këmbëngul në temat e saj megjithë rrethanat e vështira. Eshtë fantastike të shohësh që ky angazhim tani nderohet me çmimin e paqes", përfundon Regula Veske.

Çmimi i shoqëruar me 25.000 euro u jepet që nga viti 1950 shkrimtarëve, filozofëve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota. Në vitin 2012 ai iu dha shkrimtarit disident kinez Liao Yiwu, në vitin 2011 shkrimtarit algjerian Boualem Sansal. Çmimi jepet tradicionalisht gjatë një ceremonie në kishën historike të shën Palit. Me të nderohen personalitete nga letërsia, arti dhe shkenca, që angazhohen në masë të madhe për paqen dhe njerëzimin, si Aleksijeviç.