1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sulmohet shefi i policisë në Pasau - Mendohet që sulmi të ketë ardhur nga esktremistët e djathtë

Shefi i policisë të qytetit të Pasaut është plagosur të shtunën gjatë një atentati të ushtruar kundër tij. Hetuesit mendojnë, që atentati të jetë me sfond ekstremizmi të djathtë.

Shefi i policisë në Pasau, Alois Manihl

Shefi i policisë në Pasau, Alois Manihl

Mendohet që të ketë qenë një neonazist, ai që ka sulmuar presidentin e policisë së qytetit të Pasaut. Për këtë të bëjnë të mendosh fjalia, që ka thënë dorasi, kur i ka ngulur thikën viktimës. Shefi i Prokurorisë, Helmut Valh (Walch) citon shprehjet e tij. "Përshëndetje të përzemërta nga rezistenca nacionaliste. Ti, derr i majtë polic, nuk do gërmosh më në varret e shokëve tanë."

Këto fjali kanë të bëjnë me varrimin e nazistit të vjetër Fridhelm Buse (Friedhelm Busse), që u zhvillua në Pasau në korrik të 2008-ës. Nazistë të rrangjeve të larta vunë flamurin e ndaluar të rajhut mbi arkivolin e tij. Alois Manihl (Alois Mannichl), urdhëroi arrestimin e dorasve dhe disa ditë më vonë edhe hapjen e varrit.

Shefi i policisë në Pasau ka rënë në sy të ekstremistëve të djathtë, të cilët e akuzojnë dhe shajnë atë në faqet e tyre të internetit.

Demostrantë ekstremistë të djathtë, Berlin 2004

Demostrantë ekstremistë të djathtë, Berlin 2004

Prokurori Helmut Walh: "Unë e di se Zoti Manihl ka qenë në shënjestër të skenës së djathtë. Që prej muajit korrik në Pasau ka patur konfrontime të vogla midis policisë, në krye të të cilës ka qenë Zoti Manihl, dhe ekstremistëve të djathtë. Dhe në kuadër të këtyre konfrontimeve ekstremistët e djathtë kanë qenë fokusuar edhe në internet, me akuza kundër zotit Manihl"

Dhe tani sulmi brutal. Alois Manihl ia ka hapur derën e shtëpisë vetë dorasit, kur ai i ka rënë ziles. Personi i panjohur e ka qëlluar atë menjëherë me thikë. Policia thotë se kjo ka qenë përpjekje për vrasje. Dy centimetra me majtas, thika do të kishte shpuar zemrën.

Ministri bavarez i brendshëm, Joahim Herman (Joachim Herrmann) tregoi të dielën në një konferencë shtypi tronditjen e tij:

"Ky akt është një dimenson i ri i dhunës së ekstremistëve të djathtë, që kësaj here e ndjekin dikë deri në sferën e tij private. Prandaj ne do të bëjmë gjithshka për ta zbuluar, kush fshihet pas këtij sulmi."

Të tronditur janë edhe njerëzit e rajonit. Dhe kolegët janë prekur thellë, thotë Hans Junker, presidenti i presidiumit të policisë në Niederbayern/Oberpfalz: "Një akt të tillë nuk e kemi patur der tani dhe kjo është e paimagjinueshme. Ne kemi ngritur nje komision të posaçëm. Natyrisht që skena e djathtë do të kontrollohet, siç e kërkon rasti".

Alois Manihl ndodhet në klinikë në Pasau. Me të mund të bisedohet dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

  • Data 15.12.2008
  • Autor Heidi Wolf
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GGKa
  • Data 15.12.2008
  • Autor Heidi Wolf
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GGKa