1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sulmohet me armë zjarri shtëpia e kryeminisrit të Kosovës Hashim Thaqi

Në momentin e sulmit që ndodhi mbrëmë rreth mesnatës, kryeministri Thaçi, nuk ndodhej në shtëpi, ndërkohë që askush nga anëtarët e familjës së tij nuk është lënduar. Policia akoma nuk e di se kush e ka kryer sulmin.

default

Një polic kosovar bën roje në rrugën ku ndodhet shtëpia e kryeministrit Thaçi, bllokuar pas sulmit të së premtes (07.06.)

Policia thotë se persona të panjohur kanë tentuar të futën në shtëpinë e kryeministrit, Hashim Thaçi dhe me këtë rast ka ndodhur një shkëmbim zjarri ndërmjet sigurimit të kryeminsitrit dhe personave të panjohur. Në momentin e shkëmbimit të zjarrit, kryeministri nuk ndodhej në shtepi, mirëpo anëtarët e familjes së tij po, gruaja dhe djali i kryeminisitrit. Askush nga familja e kryeministrti nuk është lënduar, ndërsa, policia thotë se nga hetimet e para dyshohet se është lenduar njëri nga personat që ka tentuar të futet në shtëpinë e kryeministrit. Kështu u shpreh Arbër Beka, zëdhënës i policisë.

Sulmin mbi shtëpinë e kryeministrit e ka dënuar qeveria e Kosovës dhe këtë akt e cilëson si një veprim kriminal. Hajredin Kuqi, zëvëndëskryeministër, thotë se ky sulm është drejtuar drejpërdrejt kundër kryeministrit, Hashim Thaçi.

Shtëpia e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, deri tani nuk është siguruar nga policia, por nga sigurimi personal i kryeministit Thaçi. Tash e tutje shtëpia e kryeministrit do të sigurohet nga policia. Qeveria e Kosovës thotë se ky sulm nuk do të ndikojë në punën e qeverisë, përkundrazi qeveria do të punojë që në Kosovë të ketë siguri, ndërsa, u bën thirrje qytetarëve që mos të bien pre e provokimeve të personave që tentojnë që në Kosovë të fusin frikë.

  • Data 07.06.2008
  • Autor Shehu, Bekim
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EFJm
  • Data 07.06.2008
  • Autor Shehu, Bekim
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EFJm