1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulmohet ambasada iraniane në Bejrut

Ambasada iraniane në Liban ishte sot objekt i një sulmi. Sipas të dhënave të policisë, të paktën 22 vetë gjetën vdekje prej dy shpërthimeve në truallin e ambasadës.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të përfaqësisë diplomatike iraniane në qendër të kryeqytetit libanez Bejrut. Në qarqet e sigurisë u tha se bëhet fjalë për një sulm të dyfishtë të dy kamikazëve. Fillimisht një bombë shpërtheu në një motor. Menjëherë pas kësaj rreth 30 metra më larg shpërtheu një makinë bombë. Sfondi i sulmeve është ende i paqartë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri libanez i Shëndetësisë Ali Hassan Khalil konfirmoi se të paktën 22 vetë u vranë, mes tyre edhe dy iranianë. Ndër viktimat ndodhet edhe atasheu kulturor iranian Ibrahim el-Ensari, raportojnë qarqet qeveritare libaneze. Gati 150 të tjerë u plagosën. Në pamjet e transmetuara në televizionin libanez, shihen shumë të vrarë e të plagosur, flakë dhe tym.

Bastion i Hezbollahut

Zona ku kanë ndodhur shpërthimet konsiderohet si një bastion i lëvizjes shiite të Hezbollahut. Ajo është e vetmja parti libaneze që vazhdon ta mbajë aktive milicinë e vet të armatosur dhe është aleate e ngushtë me Iranin.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Milicia shiite e mbështetur nga Irani lufton që prej dekadash nga Libani kundër Izraelit. Hezbollahu është gjithashtu i përfshirë edhe në konflikte të tjera në rajon. Aktualisht, kjo milici është duke mbështetur trupat e presidentit Bashar al-Asad në luftë kundër rebelëve kryesisht sunitë.