1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Sulmi në Veri-perëndim të Kinës

Në prag të Lojrave Olimpike të hënën (04.08) në një pikë kufitare në Veri-perëndim të Kinës gjetën vdekjen 16 policë të kufirit si pasojë e një sulmi terrorist.

default

Motivi është ende i paqartë, por herë pas here në sfondin e Lojrave Olimpike është dhënë paralajmërimi për rezikun e sulmeve nga grupet terroriste të ujgurëve. Ujgurët janë kundër sundimit kinez në rajonin Xinjiang. Kjo temë gjen jehonë në shtypin gjerman të së martës.


Gazeta "Berliner Zeitung" shkruan: "Tani duhet pasur frikë, se ata që luajnë fijet e dhunës në prapaskenë kanë përgatitur plane edhe për festën sportive në kryeqytet. Ndonëse sulmi nuk ishte dhe as nuk u krye me ndonjë pretendim të madh (....) kjo nuk e pakëson rezikun për Pekinin, përkunrazi. Forcat e rendit janë të përgatitura mirë për t´u bërë ballë sulmeve të mëdha, por ato janë të pafuqishme kundrejt sulmeve të vogla. Megjithatë potenciali për dhunë i ujgurëve

nxitet më shumë prej politikës së Kinës kundrejt këtij minoriteti, se sa prej predikuesve të huaj të urrejtjes. Shumë ujgurë e ndjejnë veten të shtypur në vendin e tyre: ekonomia dhe politika ndodhen plotësisht në duart e kinezëve Han. Problemi i Kinës me terrorin nuk është pra i importuar, por në pjesën më të madhe i gatur brenda shtëpisë."


Gazeta "Tageszeitung" komenton: "Si shpesh herë njoftimet kineze mbi terrorin bazohen në informacionet e medieve të drejtuara plotësisht prej shtetit kinez. Megjithatë askush nuk mund të dyshojë seriozisht, që Kina është e konfrontuar edhe me problemet e terrorizmit. Në fakt është e diskutueshme, se sa i madh është reziku dhe nëse Kina reagon ashtu siç duhet. Ngjarjet e mëdha si Lojrat Olimpike më së voni qysh prej olimpiadës në Mynih në vitin 1972 janë në shënjestër të terroristëve. Qëkurse ministri i brendshëm gjerman Volfgang Shojble (Wolfgang Scheuble) kërkoi angazhimin e ushtrisë për sigurinë e brendëshme gjatë Botërorit 2006 as në Gjermani nuk është më e huaj kjo tematikë dhe instrumentalizimi politik i saj. Por dallimi me Kinën është, se atje askush nuk mund të ngrejë padi kundër shkeljes së të drejtave të qytetarëve."


Për komentatorin e "Mindener Tageblatt" : "Nuk duhet të jesh simpatizant i teorive të komplotit, për ta konsideruar të çuditshëm sulmin terrorist. Edhe shpërthimet në dy autobusë javën e kaluar ishin të ngjashme: ato ndodhën jo pranë Pekinit dhe nuk patën pasoja të rënda, për të pasur efektin e kërcënimit për botën që tani i ka drejtuar sytë nga Kina. Nga ana tjetër këto sulme ishin të mjaftueshme për të ngjallur frikë dhe për të justifikuar masat e ashpra të sigurisë kundrejt popullsisë, që mund t´i konsiderojë ato si abstrakte."


  • Data 04.08.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqUn
  • Data 04.08.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqUn