1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Sulmi në Stamboll dhe rrëmbimi i tre turistëve gjermanë nga PKK-ja

Në shtypin gjerman të së enjtes gjen jehonë sulmi në Stamboll me pasojë gjashtë të vdekur si dhe rrëmbimi i tre turistëve gjermanë në Lindje të Turqisë prej luftëtarëve të PKK-së.

default

Gazeta "Kölner Stadt-Anzeiger" komenton duke iu referuar situatës në politikën e brendshme të Turqisë: "Si sulmi në Stamboll edhe rrëmbimi i tre gjermanëve prej PKK-së mund t´i krijojnë vështirësi të mëdha kryeministrit turk, Erdogan. Kundërshtarët e tij do të përsërisin akuzën, se ai u kundërvihet me ngurtësi rebelëve kurdë. Edhe më delikate është çështja me sulmin ndaj konsullatës së SHBA në Stamboll. Qysh pas sulmeve kamikaze të islamistëve në vitin 2003 disa u përpoqën t´i ngarkojnë Erdoganit bashkëpërgjegjësinë morale. Nëse tani del në pah se sërish kanë vepruar islamistët në Stamboll, atëherë ky do të ishte kulmi i luftës për pushtet në Turqi, kjo do të ishte sikur kundërshtarët e tij të kenë gjetur thembrën e Akilit për Erdoganin."

Ndërsa "Märkische Oderzeitung" tërheq vëmendjen për gjendjen e sigurisë në këtë rajon: "Alpinistët gjermanë shkuan vullnetarisht në territorin e kurdëve në Juglindje të Turqisë, një rajon ky që dihet se nuk është i sigurtë. Turqia ende nuk i ka njohur kurdët si pakicë etnike në vend. Gjithashtu luftimet mes partisë punëtore kurde, PKK dhe ushtrisë janë intensifikuar qysh nga viti 2005. Ndonëse ushtria gjithnjë ka kryer operacione me destinacion të qartë kundër kurdëve. Është e pakuptueshme, se si në rrethana të tilla politike agjencia turisitike e alpinistëve gjermanë flet për gjendje të mirë të sigurisë në malin Ararat."

"Landeszeitung" veçon aspektin e konfliktit të pazgjidhur të kurdëve: "Këmbana e alarmit për t´u zgjuar nuk mund të jetë më e fortë se kaq: sulmi me të vrarë në Stamboll dhe rrëmbimi i tre alpinistëve gjermanë në Ararat nga PKK-ja duhet t´i kenë bërë të qartë edhe më të paditurit, se Evropa ka humbur nga vëmendja më të rëndësishmen. Në një kohë që BE-ja merret me betejat e tërheqjes irlandezo-polake prej marrëveshjes për reformimin e institucioneve dhe Franca përpiqet me nxitim për planet e ndërtimit të një "fortese Evropa", në Juglindje po krijohet fronti i rrezikshëm. Turqia kandidati i përjetshëm për anëtarësim po tronditet prej luftës për pushtet mes elitës kemaliste dhe partisë së islamit politik AKP në pushtet, ndërkohë që këto rrethana inkurajojnë radikalët e të gjitha ngjyrimeve për aksione."

  • Data 10.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZRa
  • Data 10.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZRa