1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulmi në Boston - Arrestime të tjera

Policia e Bostonit në SHBA ka arrestuar edhe tre studentë të tjerë që dyshohen se kanë ndihmuar atentatoret për sulmin e kryer më 15 pril në Boston gjatë maratonës.

Arrestime të reja në Boston pas sulmit me bombë

Arrestime të reja në Boston pas sulmit me bombë

Gati dy javë pas sulmit terrorist në Boston në kohën kur po zhvillohej maratona, policia amerikane ka arrestuar edhe tre persona të tjerë të dyshuar. Sipas policisë së Bostonit tre studentë universiteti janë në paraburgim. Dy studentë nga Kazakistani duhet të kenë fshehur një Laptop dhe një çantë shpine të një atentatori të dyshuar, ndërsa personi i tretë, që është një shtetas amerikan, duhet të ketë bërë gjatë hetimeve deklarata të rreme. Për një pjesëmarrje direkte në këtë sulm burrat e arrestuar nuk akuzohen. Gjatë sulmit më 15 prill vdiqën 3 njerëz dhe 264 të tjerë mbetën të plagosur. Si autorë mbahen vëllezërit Tamerlan dhe Dschochar Tsarnaev. Tamerlan 26 vjeç u plagos për vdekje nga të shtënat e policisë, ndërsa Dschochar 19 vjeç po trajtohet në një spital në burg.

Dschochar Zarnajew, i dyshuar për sulmin në Boston

Dschochar Zarnajew, i dyshuar për sulmin në Boston

Sipas mediave amerikane të arrestuarit nuk janë të implikuar në vënien e bombave, por duhet ti kenë ndihmuar atentatorët pas shpërthimeve. “Dy prej të dyshuarve kanë qenë shokë klase të Dzhokhar Tsarnaev në Universitetin e Masaçusetsit dhe janë ndaluar në lidhje me ngjarjet pas atentatit”, kanë njoftuar burimet. Më herët autoritetet kishin deklaruar se besonin që dy vëllezërit Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev kishin vepruar të vetëm. Konkretisht, Dzhokhar akuzohet për “përdorim të armëve të shkatërrimit në masë” dhe “shkatërrim të qëllimshëm të pronës me pasojë vdekjen” dhe rrezikon dënimin me vdekje. Kur u mor në pyetje nga policia në spital, ai tha se bashkë me të vëllain ishin të irrituar me Shtetet e Bashkuara për shkak të luftrave në Irak dhe Afganistan. Tsarnaev, i cili ndodhet në spitalin e një burgu, ishte hetuar më herët nga FBI-ja, por në atë kohë agjentët nuk kishin gjetur prova për një kërcënim të mundshëm prej tij.