1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulmet e SHBA në Pakistan të diskutueshme dhe me risk politik

Qysh nga mesi i vitit ushtria amerikane po sulmon me intensitet nga territori afgan objektiva në Pakistan. Si pasojë e një aksioni të tillë në zonat e fiseve me trazira në Veriperëndim të Pakistanit u vranë 20 talibanë.

default

Ky qëndrim i amerikanëve në zonat e fiseve në Pakistan është jo vetëm i diskutueshëm në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, por edhe me risk sa i përket politikës. Sa më shumë civilë të vdesin prej këtyre aksioneve, aq më shumë do të marrin krah ekstremistët. Në vend që Evropa të tregojë me gisht nga Uashingtoni, do të duhej që Berlini, Parisi dhe Londra më në fund të mendojnë një strategji efikase në luftën kundër islamizmit transnacional dhe militant dhe t´i kushtojnë më shumë vëmendje se deri më sot Pakistanit. Kjo sepse sulmet e SHBA janë pasojë e zhgënjimit.

Zhgënjim, sepse xhihadi radikal anti-perëndimor qysh nga viti 2002 ka mundur të rifomohet i patrazuar në zonën kufitare me Afganistanin, prej nga vë në shënjestër ushtarët e huaj, forcat afgane të rendit dhe civilët duke rrezikuar rindërtimin e vendit në malësitë e Hindukushit. Zhgënjim ka edhe sepse qeveria pakistaneze, e cila ka marrë miliarda dollarë prej SHBA si partnere në luftën kundër terrorizmit, nuk ka arritur ta ndalë këtë rrezik.

Pakistanezët nuk i duan talebanët, po as amerikanët

Si rrjedhojë qysh nga vera amerikanët po ndjekin një qëndrim më të ashpër. Nëse ushtria dhe qeveria e Pakistanit protestojnë ndaj kësaj, ky është vetëm një demonstrim teatral. Kjo pasi aleatët më të mirë të xhihadit ndodhen në mes të Islamabadit në radhët e shërbimit të fshehtë ISI. Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari e di, që fare pak zgjedhës pakistanezë duan sundimin e talibanëve, por ai e di edhe që shumica e zgjedhësve pakistanezë për arësye nga më të ndryshmet i urrejnë SHBA. Fjalimet e zjarrta për mbrojtjen e Pakistanit tingëllojnë në elektorat mjaft mirë. Por ekstremizmi islamist ka kohë, që po e kërcënon sigurinë e brendëshme të Pakistanit. Gruaja e Zardarit, Benazir Bhutto, u bë viktimë e këtij ekstremizmi.

Ruajtja e Pakistanit prej falimentimit si shtet, gjë për të cilën tërhoqi vëmendjen ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës atje, është mëse e arësyeshme, në mënyrë që ky vend si fuqi atomike të mos pësojë kolaps. Por Islamabadi duhet edhe të involvohet me efikasitet në luftën kundër terrorizmit transnacional dhe duhet të dëshmohet si një aleat i besueshëm. Strategjia kundër luftëtarëve të xhihadit nuk janë vetëm sulmet dhe avionët luftarakë të SHBA.


  • Data 29.10.2008
  • Autor Sabina Mathay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FjIK
  • Data 29.10.2008
  • Autor Sabina Mathay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FjIK