1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulme terroriste në Shën Petersburg?

Sulme të rënda në metronë e Sankt Petersburgut. Mediat njoftojnë për shumë të vdekur dhe të plagosur.

Si pasojë e shpërthimeve të fuqishme në metronë e qytetit të dytë më të madh në Rusi, në Shën Petersburg, janë vrarë sot të paktën 10 persona, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë. Mediat ruse njoftojnë se shpërthimet kanë qenë shumë të fuqishme dhe se ka pasur shumë më tepër të vdekur dhe të plagosur. Agjencitë e lajmeve Tass dhe Ria Novosti njoftojnë për shpërthime në dy stacione të metrosë. Njoftimet janë konfirmuar edhe nga shërbimi i emergjencës. Dyshohet, se sulmet janë kryer me bomba dispersive.

Burimet e afërta me shërbimet sekrete të Rusisë bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ka pasur pamje të rënda dhe se shumë trupa kishin mbetur të shtrirë në metro. Shumë stacione të metrosë janë mbyllur menjëherë për qarkullim. Agjencia Interfax po ashtu ka konfirmuar numrin e madh të të vdekurve dhe plagosurve. Për këto shpërthime është njoftuar menjëherë edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili sot ka planifikuar të takohet me homologun e tij nga Bjellorusia, Aleksander Lukashenko. Edhe presidenti Putin ka konfirmuar të dhënat për sulmet dhe pasojat e rënda. Deri tani nuk ka vlerësime zyrtare, por dyshohet se këto shpërthime mund të jenë sulme terroriste.