1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulme në Turqi - Dyshohet të jetë dora e PKK

Si pasojë e dy sulmeve me bomba në Stamboll humbën jetën të paktën 16 njerëz. Rreth 150 njerëz u plagosën, shumë prej tyre rëndë. Lëndët shpërthyese eksploduan të dielën në mbrëmje në një lagje biznesi të qytetit.

Stamboll, Turqi, 27 korrik 2008

Stamboll, Turqi, 27 korrik 2008

Si pasojë e dy sulmeve të kryera në Stamboll u vranë disa njerëz. Sipas informacioneve të televizionit turk, jetën e kanë humbur deri tani 16 vetë dhe të paktën 150 të tjerë janë plagosur. Megjithatë pritet që numri i viktimave të jetë edhe më i lartë.

Në fillim thuhej se është e mundur që të kenë shpërthyer dy bombola gazi. Më vonë flitej për dy sulme terroriste. Këto dyshime u formuluan nga guvernatori i Stambollit, Muammer Gyler.

Policia turke dhe ambulanca e urgjencës në Stamboll, Turqi

Policia turke dhe ambulanca e urgjencës në Stamboll, Turqi

Të dy atentatet kanë ndodhur pak para orës 22, në lagjen Güngörön në pjesën evropiane të Stambollit. Vendet e dy shpërthimeve ishin zona të këmbësorëve, njëra prej të cilave në një qendër tregtare ku kishte shumë trafik.

Fillimisht shpërtheu masa e vendosur në një shportë mbeturinash në afërsi të një kabine telefonike, ndërsa tjetra vetëm 15 minuta më vonë, kur shumë njerëz ishin mbledhur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia pastaj bllokoi hapësira të mëdha përreth vendeve ku ndodhën shpërthimet sepse dyshohej edhe për vendosjen e një bombe të tretë.

Njerëzit presin në spitalin ku janë dërguar të plagosurit

Njerëzit presin në spitalin ku janë dërguar të plagosurit

Dyshimet e para për atentatorët e mundshëm shkojnë në adresë të Organizatës militante kurde PKK. Megjithatë edhe pse për këtë ka mjaft arsye për të dyshuar, dëshmitë mungojnë ende.

Partia e ndaluar Punëtore Kurde gjatë muajve të kaluar ka kryer disa sulme të ngjashme në rajon. Kësaj i shtohet edhe fakti që ushtria turke ka ndërrmarrë në natën e të së dielës një ofensivë të madhe kundër kampeve të Partisë Punëtore Kurde në veri të Irakut dhe flet ndërkohë për goditjen e 12 objektivave.

Gjatë ditëve të kaluara ushtria turke pati njoftuar shpesh për sulme të suksesshme kundër organizatës terroriste kurde. Përveç kësaj paralelisht me shpërthimet në Stamboll ka ndodhur një incident i Partisë punëtore kurde në Bingöl në juglindje të Turqisë të banuar kryesisht me kurdë.

  • Data 28.07.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/El5B
  • Data 28.07.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/El5B