1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sulm vetëvrasës para ambasadës gjermane në Kabul - Talibanët marrin përsipër sulmin

Gjatë një sulmi vetëvrasës para ambasadës gjermane në Kabul janë vrarë të shtunën në mëngjes (17.1.) dy vetë. Ka patur edhe të plagosur rëndë. Talibanët pranuan të kenë bërë sulmin.

Ushtarë amerikanë në Kabul, Afganistan, 17 janar 2009. Një bombë ka shpërthyer para ambasadës gjermane

Ushtarë amerikanë në Kabul, Afganistan, 17 janar 2009. Një bombë ka shpërthyer para ambasadës gjermane

Rruga para ambasadës gjermane në Kabul ofroi të shtunën në mëngjes pamje të tmerrshme: makina, ndër të cilat edhe një kamion të vëna nën flakë, tym i zi që ngrihej përpjetë, forca shpëtimit që përpiqeshin të shuanin zjarrin. Sipas informacioneve të para kemi të bëjmë me një sulm vetëvrasës. Makina e atentatorit ka shpërthyer direkt para ambasadës gjermane. Në një deklaratë talibanët marrin përsipër atentatin. Sulmuesi ka patur si objektiv ushtarakët gjermanë.

Forca afgane të sigurisë - Një bombë ka shpërthyer para ambasadës gjermane, 17 janar 2009

Forca afgane të sigurisë - Një bombë ka shpërthyer para ambasadës gjermane, 17 janar 2009

Ministria e jashtme në Berlin bëri të ditur se jo larg nga ambasada ka patur një shpërthim. Disa punonjës të ambasadës janë plagosur. Direkt pranë ambasadës, ndodhet një bazë ushtarake amerikane që specializon policë dhe ushtarë afganë. Sipas të dhënave të trupës së koalicionit, pesë ushtarë amerikanë janë plagosur gjatë sulmit. Ministria e shëndetësisë në Kabul foli po ashtu për dy civilë afganë të vrarë. Dëshmitarë okularë thanë se muri i ambasadës është dëmtuar, xhamat e lavanterisë janë thyer.

Forca afgane të sigurisë - Një bombë ka shpërthyer para ambasadës gjermane, 17 janar 2009

Forca afgane të sigurisë - Një bombë ka shpërthyer para ambasadës gjermane, 17 janar 2009

Gjendja e sigurisë në kryeqytetin afgan është përkeqësuar. Për këtë arsye vitin e kaluar të gjithë punonjësit u larguan nga ambasada dhe u vendosën në goditën e përfaqësisë diplomatike. Përveç kësaj, krah ndërtesës kryesore u ngrit një bllok banesash të siguruara.

Në 15 gusht 2007 në rrethinat e kabulit u vranë gjatë një sulmi tre roje të ambasadës gjermane në Afganistan. Ata ishin duke u kthyer nga një qitje kur poshtë makinës së tyre shpërtheu lëndë eksplozivi.

(ac/s.h)

  • Data 17.01.2009
  • Autor Kai Kystner / Neu Delhi (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GaKq
  • Data 17.01.2009
  • Autor Kai Kystner / Neu Delhi (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GaKq