1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulm vdekjeprurës ndaj ushtarëve gjermanë

Gjatë një atentati vetëvrasës në veri të Afganistanit janë vrarë disa vetë, ndër ta dy ushtarë gjermanë. Komandandti lokal i ISAF-it, gjenerali gjerman Markus Kneip, u plagos në këtë sulm.

Afghan security stand outside the provincial governor's compound as smoke is seen rising from inside in Taloqan, Takhar province, north of Kabul, Afghanistan, Saturday, May 28, 2011. The German military says its top commander in Afghanistan was wounded Saturday when a suicide bomber attacked a provincial governor's compound in the north of the country. (AP Photo/Ezatullah Pamir)

Caku i atentatit në veri të Afganistanit

Në provincën veriore afgane Taharu u krye dje një atentat vetëvrasës gjatë një takimi për sigurinë të autoriteteve, ushtrisë afgane dhe trupave të NATO-s. Disa vetë humbën jetën, ndër ta dy ushtarë të Bundeswehr-it (ushtrisë gjermane), siç bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Thomas de Maizière (CDU).

Gjatë takimit në zyrën e guvernatorit të provincës Tahar ishte i pranishëm edhe komandanti i ISAF-it në veriun e Afganistanit, gjenerali gjerman Markus Kneip. Ky i mbijetoi sulmit, por sipas Bundeswehr-it, u plagos lehtë. "Siç paraqitet gjendja tani, Kneip nuk është e nevojshme të transportohet në Gjermani", tha drejtuesi i komandës së misionit të Bundeswehr-it Rainer Glatz.

Në shënjestër zyrtarë të lartë

ARCHIV: Verteidigungsminister Thomas de Maiziere (CDU, l.) steht im Bundeswehr-Feldlager in Masar-i-Scharif, Afghanistan, am Ehrenhain zur Erinnerung an die gefallenen Soldaten neben dem Kommandeur des Regionalkommandos Nord, Markus Kneip (Foto vom 26.03.11). Bei einem Anschlag am Sitz des Gouverneurs der nordafghanischen Provinz Tachar sind am Samstag (28.05.11) offenbar auch Bundeswehrsoldaten getoetet und verletzt worden. Wie Spiegel Online unter Berufung auf Bundeswehrkreise berichtet, wurden mindestens zwei deutsche Soldaten bei dem Anschlag getoetet und mehrere Menschen verletzt. General Markus Kneip, der Kommandeur der Internationalen Schutztruppe ISAF in Nordafghanistan, wurde den Angaben zufolge schwer verwundet, soll sich aber ausser Lebensgefahr befinden. Auch sollen mehrere Mitglieder der afghanischen Sicherheitskraefte ums Leben gekommen sein. (zu dapd-Text) Foto: Michael Kappeler/Pool/dapd

Ministri i mbrojtjes Thomas de Maizière dhe gjenerali Markus Kneip

Autoritetet afgane raportuan fillimisht për tre ushtarë gjermanë të vrarë. Gjithsej janë vrarë shtatë persona, tha zëdhënësi i guvernatorit, Fais Mohammad Tawhidi. Ndër ta gjendet edhe komandanti i policisë për veriun e Afganistanit, Daud Daud, dhe shefi i policisë së Taharit, Shah Xhahan Nuri. Guvernatori Abdul Xhabar Taqwa ishte njëri prej të plagosurve.

Atentati ndodhi në kompleksin e zyrave të guvernatorit të qytetit Talokan në veri të Afganistanit. Një bashkëpunëtor i guvernatorit të provincës, Kutbuddin Kamal, tha, se sulmi ishte kryer pas takimit. "Në fund të takimit, kur të gjithë po largoheshim, një atentator vetëvrasës po priste në korridor dhe hodhi veten në erë." Autorësinë e mori përsipër organizata radikale islamike Taliban.

Më shumë se 50 ushtarë gjermanë të vrarë

Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) u shpreh "e shokuar dhe e pikëlluar" për sulmin. Gjatë vizitës së tij në shtetin e Gjirit Pesik, Oman, ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) e dënoi veprën. "Jam i prekur thellë prej këtij akti terrori barbar. Mbajmë zi për të vrarët dhe jemi të shqetësuar për të plagosurit." Presidenti afgan Hamid Karzai bëri fjalë për një "akt terrori barbar".

Afghans carry wrapped body of one of the four Afghans, killed in a NATO's raid, during an anti- US demonstration in Taloqan, Takhar province, north of Kabul, Afghanistan on Wednesday, May 18, 2011. More than 1,000 protesters poured into a northern Afghan city Wednesday, shouting Death to America! and calling for justice as they clashed with security forces following an overnight NATO raid they claim killed four civilians. (AP Photo/Fulad Hamdard)

Talokan: Të vrarë gjatë protestave kundër Bundeswehrit

Para dhjetë ditësh në Talokan pati protesta pjesërisht të dhunshme para një kampi të ushtrisë gjermane. Gjatë tyre u vranë dymbëdhjetë vetë. Që prej fillimit të misionit të Bundeswehr-it në Afganistan janë vrarë më shumë se pesëdhjetë ushtarë gjermanë. Së fundi një ushtar gjerman u vra të mërkurën gjatë një sulmi ndaj një patrulle. Për të u mbajt të shtunën në kampin ushtarak të Kundusit në veri të Afganistanit një ceremoni mortore.

Autor: Dirk Eckert / Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM