1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sulm vdekjeprurës me thikë në qendër të Londrës

Një 19-vjeçar sulmoi me thikë kalimtarët duke lënë një grua të vdekur. Sipas policisë, vrasësi i arrestuar dyshohet se ka probleme psiqike.

"Shenjat e para tregojnë se për ngjarjen ka luajtur një rol të rëndësishëm një sëmundje mendore“, tha komisari i policisë Mark Rowley. Prandaj hetimet janë përqëndruar kryesisht në këtë drejtim. Megjithatë policia dyshon edhe për motive të tjera. Për këtë arsye po hetohet edhe nëse kemi të bëjmë edhe me një akt terrorist. Kundër 19-vjeçarit do të bëhen hetime për vrasje. Rowley është zyrtari me i lartë britanik në luftën kundër terrorizmit.

Sipas policisë i akuzuari sulmoi papritmas të mërkurën në mbrëmje rreth ores 22.30 në sheshin „Russell“ në qendër të Londrës disa kalimtarë.

Gjithsej gjashtë persona u plagosën, kurse një grua 60-vjeçare nuk vdiq për shkak të lëndimeve, njofton policia. Dorësi u vu nën kontroll nga forcat e policisë me elektroshok dhe me pas u arrestua. Nga thirrja e policisë e deri të arrestimi kaluan vetëm gjashtë minuta.

Shefi i policisë paralajmëron për rrezikun nga terrori

Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan u bëri thirrje banorëve të kryeqytetit për qetësi dhe vigjilencë. "Ju lutem raportoni në polici për çfarëdo veprimi të dyshimtë“, tha Khan. Të dielën e kaluar shefi i policisë së Londrës, Bernhard Hogan-Howe, paralajmëroi për sulme terroriste. Pyetja nuk është nëse do të ndodhë apo jo një sulm i tillë, por se kur do të ndodhë ky, tha Hogan-Howe. "Si një person përgjegjës për mbrojtjen nga sulme të tilla do të desha t'ju qetësoja. Por kam frikë se nuk mund ta bëj këtë.“

Si reagim ndaj sulmeve të fundit islamike në disa vende evropiane, policia e Londrës kishte njoftuar vetëm disa orë para vrasjes së përgjakshme në sheshin „Russell“ se do të përforcojë me më shumë policë të armatosur rojet në rrugë. Policët në Mbretërinë e Bashkuar nuk mbajnë zakonisht armë me vete.