1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sulm terrorist: shpërthim në një metro në Londër

Prej një shpërthimi lënde eksplozive në një metrosë në Londër janë plagosur të paktën 18 vetë. Policia dhe zjarrfikësit janë në gjendje alarmi. Autoritetet e kanë klasifikuar këtë akt si "veprër terroriste".

Shpërthimi ndodhi në ora 8:20 (ora lokale, 09:20) në stacionin Parsons Green në jug-perëndim të kryeqytetit britanik. Brigadat e zjarrfikësve dhe ato të shpëtimit nxituan në vendngjarje.

Trafiku i metrosë në këtë stacion u ndal. Policia njofton se vepra konsiderohet si "akt terrorist". Sipas njoftimeve të deritanishme janë plagosur të paktën 18 vetë.

Sipas njoftimeve nga kryeqyteti britanik, lënda shpërthyese ishte e ndërtuar në mënyrë artizanale dhe qe e pajisur edhe me sahat. "Gjendesha në vagonin e parafundit", tha një dëshmitar okular. "Dëgjova diçka si një zile, pashë përreth dhe pashë që të gjithë vagoni i fundit qe përfshirë nga flakët." Një tjetër dëshmitar okular tha se ajo qe plagosur për shkak se turma qe përfshrië nga paniku.

Në mediat sociale qarkulloi fotografia e një kovë të bardhë, në të cilën mund të qe fshehur lënda shpërthyese. Policia nuk e ka konfirmuar ende nëse kjo është e vërtetë.

Policia ka dërguar në vendin e ngjarjes njësi speciale për të asgjësimin e bombave. Në Britaninë e Madhe mbretëron gjendje e lartë alarmi për shkak të veprave terroriste.