1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulm terrorist në metronë e Minskut

Deri tani Bjellorusia nuk mbahej si objekt i sulmeve terroriste - deri të hënën në mbrëmje (14.04) - kur një bombë shpërtheu në një stacion metroje. 12 vetë humbën jetën dhe 149 u plagosën.

default

Presidenti bjellorus Lukashenko në vendin e ngjarjes

Me gjasa tashmë ka gjurmë të atentatorit, deklaroi një zedhënës i shërbimit sekret bjellorus, KGB: "Si rezultat i hetimeve tona kemi të dhëna për një të dyshuar. Këtë jemi duke e kërkuar."

Që ky ishte një sulm terrorist, tashmë për këtë nuk ka dyshim. Bomba që shpërtheu në stacionin kryesor të metrosë së Minskut "Oktjabrskaja" në platformën pranë një shkalle ashensor kishte rreth 5 kilogramë TNT lëndë shpërthyese, e mbushur me gozhda dhe topa hekuri.

Minsk Explosion U-Bahn 11.07.2011

Metroja e Minsku, stacioni "Oktyabrskaya" pas shpërthimit

Efekti i saj ishte shkatërrues

Dëshmitarët flasin për pamje të tmerrshme, pak pasi një tren kishte qëndruar në stacion. Gjithçka u mbulua nga tymi. "Unë mendova se ishte një makth. Çdo gjë ishte mbuluar papritmas nga tymi. Unë kisha një ndjenjë që më hypi gjaku".

Në spital qëndrojnë të plagosur rreth 50 njerëz, disa prej tyrë në gjendje kritike për jetën. Një mjek: "Shumica e viktimave kanë trauma në kokë dhe në tru dhe janë plagour në duar dhe këmbë nga ciflat e lëndës eksplozive"

Presidenti Alexander Lukashenko kërkoi në një fjalim gjatë natës nga autoritetet e sigurimit "që të gërmohet në çdo gur të Bjellorusisë për të gjetur atentatorët". "Unë po ju flas qartë: Zotërinj, kjo ishte një sfidë njerëzore. Duhet gjetur një përgjigje adekuate".

Shtim i kufizimeve?

Sidoqoftë nga ky rast opozita ka frikë për vendosjen e kufizimeve të mëtejshme nga Lukashenko. Duhet të pyesësh se kush mund ta shfrytëzojë politikisht sulmin në stacionin e metrosë në Minsk. Spekullimet se pas sulmit fshihet vetë Lukashenko, qarkullojnë tani në internetin bjellorus. Diktatori do të shmangë problemet e brendshme poltike, thuhet më tej.

Lukaschenko, i cili ndodhet prej 17 vjetësh në krye të vendit e ka kthyer Bjellorusinë në një shtet policor. "Ne jemi vetë fajtorë. Ne nuk mundemi si më parë që ti garantojmë sigurinë qytetarëve tanë në kryeqytet. Por kjo është detyra jonë. Ne nuk duhet të lejojmë që qytetarët tanë të mendojnë që ne jëtojmë në kurriz të shtetit dhe nuk bëjmë asgjë për këtë".

No Flash Bombenanschlag in Minsk

Sulm terrorist në metronë e Minskut

Ngjashmëri me Moskën

Edhe pse sulmi në metronë e Minskut të kujton sulmin në metronë e Moskës, aktualisht nuk ka asnjë gjurmë që të çon në drejtim të Kaukazit. Hetime po bëhen edhe në qarqet ekstremiste të krahut të djathtë. Në vitin 2008 pati një sulm gjatë një festivali operistik, por atentatorët nuk u gjetën kurrë

Ekseprtë rus për shërthimet eksplozive të shërbimit sekret FSB kanë mbërritur për të ndihmuar hetimet në Minsk. Kryeministri Vladimir Putin i ka premtuar Lukashenkos mbështetje të çdo forme.

Autor: Hermann Krausse/ Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 12.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10rtm
  • Data 12.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10rtm