1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulm terrorist në Egjipt

Si pasojë e shpërthimit të një autobombe para një stacioni policor u vranë të paktën 14 njerëz. Një pjesë e ndërtesës u shemb. Në Egjipt vazhdojnë sulmet mbi forcat e sigurisë.

Më shumë se 100 vetë u plagosën, njoftojnë qarqet e sigurisë dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Në mesin e tyre nodhet edhe shefi i policisë së provincës egjiptiane, Dakahlija.

Shpërthimi jashtëzakonisht i fuqishëm ka shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës në kryeqytetin e provincës Mansura i cili shtrihet rreth njëqind kilometra në veri të Kajros. Prandaj nga sulmi kanë pësuar edhe këmbësorët që në ato momente po kalonin në afërsi të ndërtesës. Vala e shpërthimit është dëgjuar edhe në një distancë prej rreth 20 kilometrash, thuhet më tej. Gjithashtu edhe rreth stacionit të policisë, janë shkaktuar dëme serioze.

Sfond islamik?

Që nga shkarkimi i presidentit islamik Mohamed Morsi nga ushtria në fillim të korrikut, numri i sulmeve kundër forcave të sigurisë në Egjipt është rritur masivisht. Qeveria bën përgjegjës për këto sulme ekstremistët islamikë. Së fundi, grupi terrorist Ansar al-Makdis Beit kishte kërcënuar me sulme ndaj ushtarëve.

Sulmi në Mansura është më i madhi deri tani në vend jashtë veriut të Gadishullit të trazuar Sinai dhe zonës së Suezit. Sulmi është kryer vetëm disa javë para mbajtjes së një referendumi në të cilën popullata do të votojë për një kushtetutë të re për vendin. Ushtria egjiptiane angazhohet për një kushtetutë të re si hapi i parë drejt krijimit të një qeverie demokratike në vend.