1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulm kamikaz në Afganistan

Në shenjë hakmarrjeje për filmin anti-islam ekstremistë në Afganistan kanë kryer një sulm kamikaz, duke vrarë 12 njerëz. Ndërkohë, qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e ndalimi të kësaj viedoje.

Afganistan Kabul

Afganistan Kabul

Sipas të dhënave të autoriteteve në mesin e viktimave ndodhen të paktën nëntë të huaj dhe tre afganë. Kamikazi ka drejtuar makinën e tij të mbushur me eksploziv drejt një minibusi, i cili po dërgonte punëtorët e huaj për në aeroportin e Kabulit, tha policia. Si pasojë janë plagosur edhe dy anëtarë të forcave të sigurisë. Fillimisht nuk është bërë me dije nacionaliteti i viktimave.

Hezb-i-Islami radikal islamik (HIG) e ish kryeministrit Gulbuddin Hekmatjar e morri përsipër përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i HIG-ut Subair Seddiki, tha se bëhet fjalë për një sulm hakmarrës për videon islamofobike të Muhamedit. Kamikazja ishte një grua e re 20 vjeçare nga Kabuli me emrin Fatima. HIG ashtu si talebanët dhe rrjeti Hakkani luftojnë kundër trupave të huaja në Afganistan. Gruaja, sipas disa të dhënave është përgjegjëse edhe për disa sulme ndaj ushtrisë gjermane në veri të Afganistanit.

Afganistan Kabul

Afganistan Kabul

Qeveria gjermane shqyrton mundësitë e ndalimit të videso në Gjermani

Ndërkohë, qeveria gjermane nga frika e përhapjes së protestave myslimane në Gjermani dëshiron të shmangë shfaqjen publike të filmit kundër Muhamedit. Sipas kancelares gjermane Angela Merkel (CDU), autoritetet janë duke shqyrtuar mundësitë e një ndalimi të shfaqjes së filmit. "Unë mund ta imagjinoj se ka arsye të mira për një ndalim", tha Merkel. Ngjashëm u shprehën edhe ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU) dhe kreu i grupit parlamentar të socialdemokratëve në parlament (SPD) Frank-Walter Steinmeier.

Për ministren e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger (FDP), debati është një arsye e mirë për të vendosur standarde të përbashkëta ndërkombëtare për internetin, "se si duhet vepruar me ekstremitete të tilla". Vendimet thjesht kombëtare mund të kenë ndikim të kufizuar, i tha ministrja gazetës "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Më parë "Lëvizja qytetare Pro Gjermanisë", e cila tërheq vëmendjen mbi të gjitha me veprime dhe aksione populiste, anti-islame dhe ksenofobe kishte njoftuar në faqen e saj të internetit se dëshiron të shfaqë në Berlin gjatë nëntorit filmin "Pafajësia e myslimanëve".

Afganistan Kabul

Afganistan Kabul

Përçarje brenda organizatave myslimane

Organizatat myslimane në Gjermani, megjithatë janë të ndarë rreth kësaj çështjeje: Ndërsa Këshilli Koordinues i myslimanëve në Gjermani dhe Këshilli Qendror i Myslimanëve janë shprehur për një ndalim të filmit, Lidhja Liberale Islame refuzon një mase të tillë. Për shprehje të lirisë së mendimit nuk mund të flitet më, tha zëdhënësi i Këshillit Koordinues të myslimanëve në Gjermani, Ali Kizilkaya për gazetën berlineze "taz". Videoja paraqet një "fyerje të rëndë".

Ndërkaq kryetari i Lidhjes Liberale Islame, Lamya Kaddor tha: "Sa më shumë që flitet për ndalimin dhe tabuizimin e përmabjtjeve të tilla aq më shumë dmëe shkaktohen", tha Kadoor.

  • Data 18.09.2012
  • Autor GD/Wel (afp, dpa, dapd, rtr) / E. Ahmeti
  • Fjalët kyç Afganistan, Video
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Axy
  • Data 18.09.2012
  • Autor GD/Wel (afp, dpa, dapd, rtr) / E. Ahmeti
  • Fjalët kyç Afganistan, Video
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Axy