1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulm kamikaz në Afganistan - 20 të vdekur

Afganistani është tronditur nga një sulm i rëndë në një dasmë që zhvillohej në veri të vendit. 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur u bënë viktima të kësaj tragjedie. Në mesin e tyre edhe një politikan i lartë.

Sulm vetvrasës në Samangan të Afganistanit

Sulm vetvrasës në Samangan të Afganistanit

Në Afganistan kanë humbur jetën nga një sulm vetvrasës në një dasmë më shumë se 20 vetë dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Atentatori ka hedhur veten në erë në mes të festës që po zhvillohej me dasmorët në provincën veriore, Samangen. Sipas të dhënave të autoriteteve vendore, ndër të vdekurit është edhe organizatori i dasmës, një deputet me influencë në parlament, Ahmad Chan Samangani.

Deputet etnik uzbek Samangani, i cili merrte pjesë në dasmën e së bijës ishte në shënjestër të kamikazit të paraqitur si mysafir dhe që shpërtheu eksplozivin që kishte në trup pasi shkoi ta takonte. Samangani mbahej si një figurë kyçe në politikën e vendit dhe konsiderohej një përkrahës i fortë i presidentit Hamid Karzai. Ai u bë anëtar i Parlamentit vitin e kaluar duke zevëndësuar një prej ligjvënësve të përjashtuar nga Komisioni i pavarur zgjedhor për manipulime në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në 2010.

Ahmad Khan Samangani, deputeti i vrarë nga ky sulm

Ahmad Khan Samangani, deputeti i vrarë nga ky sulm

Sulmi ishte më i rëndi i shënuar në muajt e fundit. Talebanët radikal-islamikë hodhën poshtë përgjegjësinë për këtë ngjarje. Provinca Samangan i përket zonës në veri që drejtohen nga komandot rajonale nga Gjermania. Kjo zonë është relativisht më e qetë në krahasim me pjesët e tjera të vendit ku talebanët janë duke luftuar me dhunë kundër trupave vendore dhe të huaja. Më parë një politikane e njohur afgane, Hanifa Safi u vra në provincën lindore Laghman nga shpërthimi i një bombe që ishte vendosur në makinën e saj.