1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Suksesi i Kuranyi-t tek Dinamoja e Moskës

Tre gola në katër ndeshje: Kevin Kuranyi ka bërë emër në Rusi. Tifozat dhe trajneri shpresojnë se ai do ta nxjerrë Dinamon e Moskës nga niveli mesatar dhe do ta fusë drejt konkurrencën evropiane

default

Lojtarët e Dinamos së Moskës përgëzojnë sulmuesin e tyre Kuranyi

Para çdo ndeshjeje në ligën e parë ruse Kevin Kuranyi dëgjon himnin kombëtar rus. Kuranyi mban numrin 22, në ndeshjet në fushën e Dinamos ai mban fanelë blu, jashtë nganjëherë të bardhë. Por përveç që ngjyrave të klubit nuk ka shumë të përbashkëta ndërmjet FC Schalke 04 dhe Dynamos së Moskës. Edhe kur luhet në fushën e vet vijnë maksimumi 10 000 tifozë, shpesh janë më pak. "Unë duhet të mësohem, që këtu ulen më pak njerëz në tribunë", thotë ish lojtari i Schalkes, ndërrimi i të cilit në Moskë ka habitur shumë tifozë futbolli.

Kevin Kuranyi

Kuranyi në ditët e lumtura tek Shalke

Dinamoja e Moskës është një nga katër klubet e Moskës dhe ka traditë, por momentalisht i nivelit mesatar në Ligën e parë ruse, e cila në këtë sezon mbizotërohet nga fituesi i kupës UEFA 2008, Zeniti i Shën Petersburgut. Në vitin 2009 Dinamo gati falimentoi, vetëm marrja nga banka shtetërore ruse e shpëtoi klubin. Banka investon tani shumë, me qëllim që suksesi të rikthehet. Paratë investohen për një stadium të ri dhe lojtarë të rinj. Kevin Kuranyi, i cili ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, është pjesë e kësaj strategjie të re. Thuhet se sulmuesi 28 vjeçar merr gjashtë milionë në vit. Kuranyi nuk kundërshton, se paratë kanë luajtur rolin e tyre. "E gjithë paketa, që më ofron klubi, më ka joshur", thotë ai.

Synimi Kupa e Evropës

Kevin Kuranyi Ankunft in Moskau Russland

Kevin Kuranyi-t po i ecën mbarë në Moskë


Katër ndeshje ka luajtur deri tani Kuranyi për klubin e tij Dinamon e Moskës dhe në këtë kohë ka shënuar tre gola. Trajneri Miodrag Bozovic e vlerëson Kuranyin: "Ai bën gol gati në çdo ndeshje. Ai është djalë i mirë, profesionist i vërtetë." Qëllimi i Kuranyit dhe i trajnerit kroat Bozovic është i njëjti, pjesëmarrja në kupën e Evropës.

Megjithë sukseset sportive, ambjentimi me jetën në Moskë nuk është gjithmonë i thjeshtë: "Sigurisht që më merr malli për shtëpinë", thotë Kuranyi. Sidomos bllokimet e rrugëve nga makinat dhe pritjet disa orëshe në metropolin e madh të Moskës e mundojnë Kuranyin. Për të udhëtuar sa më pak me makinë, Kuranyi me gruan e tij Viktoria dhe dy fëmijët kanë marrë një shtëpi pranë fushës së stërvitjes së Dinamos, një kompleks ndërtesash jashtë Moskës. Për t'u kuptuar më mirë me lojtarët, Kuranyi do të mësojë tani rusisht.


Ish kolegu i Bundesligës i ndihmon të ambjentohet

Joachim Löw und Kevin Kuranyi

Traineri i komb ndërkohë tares Joachim Löw planifikon ende pa Kuranyi-n

Deri tani atij i ndihmojnë një përkthyes, që përkthen nga gjuha e dytë amtare e Kuranyit portugalishtja dhe kolegu i ekipit, Andrei Woronin. Lojtari i kombëtares së Ukrainës flet gjermanisht, sepse ai ka qenë për një kohë të gjatë në Bundesliga, së fundi në 2009 te Hertha e Berlinit.

Tifozët dhe mediet ruse Kuranyi i ka bërë tani për vete, që kur qëlloi kundër kampionit Zenitit dhe bëri menjëherë dy gola kundër Lokomotivës së Moskës. Gjithnjë kamerat televizive ruse tregojnë pamje të mëdha të Kuranyit, kur transmetohen ndeshet e Dinamos. Kuranyi shpreson se edhe trajneri i kombëtares gjermane Joachim Lëw do të tregojë interes për të dhe ta thërrase edhe nga Moska në ekipin kombëtar gjerman.

Autore: Mareike Aden

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 31.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P0bx
  • Data 31.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P0bx