1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Suksesi i dialogut Prishtinë-Beograd pa alternativë

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine" i referohet një studimi mbi arritjet e deritanishme në dialogun Prishtinë - Beograd dhe vë në dukje interesin e Gjermanisë për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht interesi për pranimin e shteteve të reja në BE është thuajse joekzistues në shumë vende të BE-së e para së gjithash në Berlin. Kandidatëve nga Ballkani Perëndimor do t'u duhet të presin pavarësisht përparimeve të arritura në rrugën e integrimit. E megjithatë Gjermania ka një interes për stabilizimin e mëtejshëm të Ballkanit. Në Kosovë jo së fundi për shkak të misionit të kushtueshëm të ushtrisë gjermane, Bundeswehr, i cili të paktën në periudhë afatshkurtër duhet të përfundojë. (...) Megjithë përmirësimet në gjendjen e sigurisë situata mbetet e tensionuar në zonat e dominuara nga serbët përreth Mitrovicës. Përsa kohë Serbia dhe Kosova nuk bien në ujdi për një normalizim të marrëdhënieve mes tyre (dhe kjo marrëveshje të ketë mbështetje politike në kryeqytetet përkatëse), asgjë nuk do të ndryshojë. 

Die Delegation des Kosovo in Brüssel bei der sechsten Runde der Verhandlungen (Dialog) zwischen Belgrad und Prishtina (Priština). DW/Marina Maksimovic Aufnahmedatum und -ort: 02. 09. 2011; Brüssel

Që prej pranverës 2011 po zhvillohet dialogu Prishtinë - Beograd nën drejtimin e BE-së

  Por çfarë duhet të ndodhë që mes dy vendeve fqinjë të vendosen të paktën marrëdhënie normale fqinjësie? Krahas çështjes themelore të një marrëveshjeje politike për bashkë-ekzistëncë paqësore, e cila nuk duhet të përmbajë patjetër njohjen e Kosovës nga Serbia, ka edhe një sërë vështirësish praktike. Në kuadër të dialogut Prishtinë - Beograd të dirigjuar nga BE-ja, që prej pranverës 2011, po bëhen përpjekje për zgjidhjen e këtyre çështjeve, me anë të bisedimeve fillimisht "teknike", e kohët e fundit edhe zyrtarisht politike.

Politologu kosovar dhe ish-këshilltari i qeverisë Leon Malazogu dhe historiani për Evropën Juglindore Florian Bieber, pedagog në Universitetin e Gracit, në një studim të publikuar këto ditë nga Shoqata për Evropën Juglindore, paraqesin një përmbledhje: çfarë ka ndodhur deri tani dhe çfarë duhet të ndodhë ende në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve kosovaro-serbe? Cilat nga marrëveshjet e arritura në Bruksel janë zbatuar vërtet dhe cilat kanë mbetur në letër? Konkluzioni: negociatat ecin me vështirësi por sukseset nuk mungojnë. Sipas autorëve arritja e përparimeve në dialogun Prishtinë-Beograd është thuajse pa alternativa.