1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sukses nё Paris - arrihet marrёveshja pёr klimёn

Bashkёsia ndёrkombёtare ra dakord pёr Marrёveshjen Botёrore pёr Klimёn. Konferenca e OKB-sё pёr Klimёn pranoi marrёveshjen pёr kufizimin e ngrohjes sё Tokёs nё dy gradё.

"Marrёvehsja ёshtё pranuar", tha presidenti i konferencёs Laurent Fabius nёn brohoritjet e tё deleguarve. "Unё shoh sallёn, reagimet janё pozitive, nuk dёgjoj asnjё kundёrshtim", deklaroi ministri i Jashtёm franacez Laurent Fabius nё Le Bourget pranё Parisit, pёrpara se ai tё vuloste marrёveshjen me goditjen e ҁekiҁit.

Eshtё hera e parё, qё tё gjithё 195 shtetet pjesёmarrёse pёrmes marrёveshjes pranojnё qё tё ndёrmarrin pёrpjekje nё luftёn kundёr ngrohjes sё Tokёs. Marrёveshja parashikon njё kufizim tё ngrohjes sё Tokёs nga 1.5 deri nё 2 gradё. Gjithashtu ёshtё pёrcaktuar, qё emisionet neto tё dioksidit tё karbonit tё ulen nё zero nё gjysmёn e dytё tё shekullit.

Verifikimi ҁdo pesё vjet

Marrёveshja hyn nё fuqi nё vitin 2020. Objektivat qё i kanё vёnё vetes pёr klimёn vendet e veҁanta duhet t'i verifikojnё ҁdo pesё vjet. Pёrveҁ kёsaj do tё ketё njё sistem pёr detyrimin pёr raportim dhe rregulla transparence.

Objektivat ndёrkombёtare pёr klimёn megjithatё do tё vazhdojnё tё pёrcaktohen nё vendet e veҁanta - deri tani planet ekzistuese nuk mjaftojnё pёr ta kufizuar nё masё tё pranueshme ndryshimin e klimёs. Shumё ambjentalistё e vlerёsojnё tekstin e marrёveshjes si njё sinjal tё fortё pёr tё hequr dorё nga energjia fosile e qymyrit, naftёs dhe gazit. Ata megjithatё do tё kishin dёshiruar njё veprim mё tё hershёm dhe mё shumё detyrime konkrete pёr shtete tё veҁanta.

Do tё pёrcaktohet gjithashtu edhe premtimi i vendeve tё industrializuara tё Jugut pёr tё venё ҁdo vit nё dispozicion njёqind miliardё dollarё pёr mbrojtjen e klimёs dhe pёrshtatjen me ngrohjen e Tokёs. Kjo shumё duhet tё jetё vlera bazё pёr periudhёn nga viti 2020, njё shifёr e re "do tё pёrcaktohet mё sё voni mё 2025". Sidoqoftё edhe kjo ёshtё pёrfshirё vetёm nё rezolutё. Nё tekstin e marrёveshjes shtetet e industrializuara i pranojnё nё pёrgjithёsi detyrimet e parashtruara. Nё sfond qendrojnё problemet qё kёrcёnbojnё ratifikimin nё SHBA.

Hendricks e lehtёsuar

"Jam shumё e gёzuar pёr atё, qё kemi arritur", tha nё deklarimin e parё tё saj ministrja e Mjedisit, socialdemokratja Barbara Hendricks. Ajo u shpreh pёr "njё sukses hisotorik", megjithatё, sipas saj, "Parisi nuk ёshtё fundi, por fillimi i njё rruge tё gjatё". "Ky ёshtё suksesi ynё, suksesi i tё gjitha shteteve nё kёtё proces", deklaroi presidenti luksemburgas i Kёshillit tё BE-sё.

Shoqatat e mjedisit pothuajse njёzёri e vlerёsuan pozitivisht marrёveshjen, por edhe bёnё thirrje pёr veprim tё menjёhershёm, nё mёnyrё qё tё arrihen objektivat e pёrcaktuara nё tё. "Parisi i jep shpresё botёs" dhe dёrgon njё sinjal tё qartё pёr tё hequr dorё prej lёndёve djegёse fosile, deklaroi eksperti i Greenpeace pёr klimёn Martin Kaiser. Drejtori ekzekutiv politik i Organizatёs sё Mjedisit dhe Zhvillimit Germanwatch, Christoph Bals, deklaroi: "Marrёveshja do ta ndryshojё botёn e politikёs sё energjisё dhe tё klimёs."

Lёvdata erdhёn edhe nga shkenca: "Nёse ajo do tёzbatohet, do tё thotё njё ulje e emisioneve tё efektit serё nё zero brenda pak dekadave", deklaroi drejtori i Institutit tё Potsdamit pёr Studimet e Klimёs (PIK), Hans Joachim Schellnhuber. Zёvendёsi i tij Ottmar Edenhofer e cilёsoi marrёveshjen si "sukses". Tani varet prej saj "fati i Tokёs", se sa shpejt dhe nё mёnyrё gjithёpёrfshirёse do tё zbatohen masat e vendosura.