1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Stuhia e frikshme - SHBA goditet nga një uragan shkatërrues

Rritet frika nga uragani me përmasa historike "Irene" në Shtetet e Bashkuara. Nju Jorku, urdhëron evakuim masiv të qytetit. Dëmet ekonomike llogariten në miliarda.

Përgatitje për stuhinë

Përgatitje për stuhinë

Bregu lindor i Shteteve të Bashkuara bën pjesë tek rajonet më të preferuara ekonomike të SHBA-së. Më shumë se 60 milionë vetë banojnë në hapësirat e Nju Jorkut dhe Uashingtonit. Pikërisht në këtë rajon pritet të godasë uragani "Irene" me një shpejtësi prej 150-160 km në orë. Me një diametër prej 820 km katrorë ai kërcënon gati të gjithë brigjet lindore amerikane. Në Karolinën e Veriut ku uragani goditi me forcë të shtunën ka pasur dallgë disa metra të larta dhe shira të furishëm. Aeroportet e Nju Jorkut, Kennedy, La Guardia dhe Nju Jork janë mbyllur për të shtunën dhe të dielën. Lufthansa i ndërpreu linjat edhe për në Filadelfia dhe Boston.

Michael Bloomberg kryetari i bashkisë së Nju Jorkut

Michael Bloomberg kryetari i bashkisë së Nju Jorkut

"Të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë për më të mirën"

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg ka urdhëruar evakuimin më të madh që është bërë ndonjëherë në historinë e Nju Jorkut. 300.000 qytetarë u desh të largohen nga shtëpitë e tyre. Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg: "Ne nuk e kemi bërë kurrë nje evakuim të tillë kaq masiv më parë, dhe nuk do ta kishim bërë po qe se nuk do të mendonim se stuhia është vërtet serioze. Më e mira do të ishte po qe se uragani dobësohet në drejtim të Lindjes dhe nuk na godet ose nuk na godet fort. Por nuk mund të varemi nga nëna natyrë. Duhet të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë për më të mirën."

Pamje satelitore e Irene

Pamje satelitore e "Irene"

Drejtori i qendrës së uraganëve në SHBA, Bill Read është shprehur se pritet një valë apokaliptike që mund të fshijë nga faqja e dheut rajonet e bregdetit, shtëpi e dyqane si edhe infrastrukturën. Vala do të ketë fuqi të madhe shkatërruese. Nju Jorku mbyll gjithashtu në fundjavë edhe trafikun publik.

Dëmet ekonomike në miliarda

Ekspertët presin dëme në miliarda. Por se sa i madh do të jetë dëmi ekonomik në të vërtetë, kjo do të varet nga disa faktorë. Përmasat e uraganit janë më të rëndësishmet. Megjithëse qendra e uraganëve u shpreh se ka dobësim të uraganit dhe e uli shkallën e rrezikut, nga 2 në 1, nuk ka është hequr sinjali i kuq. Pavarësisht se si do të godasë "Irene", stuhia konsiderohet me përmasa historike dhe dëmet në ekonomi priten të jenë të jashtëzakonshme.

Irene në Bahamas

Irene në Bahamas

Një model kompjuteri i shkencëtarit Roger Pielke i universitetit të Kolorados e ka llogaritur dëmin në 4,7 miliardë dollarë. Për të llogaritur dëmet janë marrë vlerat e katastrofës së ngjashme në vitin 1913. Një tjetër vlerë matëse ofron katastrofa e vitit 1938, që ka hyrë në histori si "Long Island Express"- me shpejtësi ere 160 km në orë, dhe ku si pasojë u shkatërruan 8.900 shtëpi e ndërtesa.

Autor: dpa/Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani