1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Studimi: Mitmarrja fenomen shqetësues dhe masiv në Shqipëri

Nё Shqipёri 40% e bizneseve korruptojnё me ryshfete administratёn publike tё tatim-taksave pёr tё marrё shёrbimet prej saj. Ndёrsa 37 % e biznesit zgjedh mё mirё të japё ryshfet sesa tё paguajё taksat.

Kёto janё tё dhёnat qё publikon raporti i fundit i Organizatёs Ndёrkombёtare tё Punёs (ILO - International Labour Organization), nё bashkёpunim me Shoqatёn “ Biznes Albania” me seli nё Tiranё, nё njё studim pёr mёnyrёn sesi operon biznesi nё Shqipёri. Raporti nё fjalё mbёshtetet nё tё dhёnat e vjela nga anketimi i 500 ndёrmarrjeve tё vogla dhe tё mesme nё nivel kombёtar. Konkluzioni i tij kryesor ёshtё se bizneset “zgjedhin ryshfetin nё vend tё ligjit” nё kushtet e njё administrate publike burokrate, jo efikase dhe tё korruptueshme. Raporti paraqet njё realitet ku 40% nga 500 bizneset e vogla dhe tё mesme tё intervistuara, pranojnё tё kenё paguar ryshfet pёr tё marrё nga administrata publike shёrbime. Sipas raportit subjektet private janё vonuar nga punonjёsit e administratёs tatimore, enkas qё t’i detyrojnё tё mbarojnё punë duke u dhёnё para nёn dorё. Ndёrsa 37% e tyre pohojnё njё dukuri tjetёr: rritjen e barrёs fiskale dhe tё tarifave tё shёrbimeve nё atё masё, qё pёr bizneset kostoja del mё e ulёt kur japin ryshfet nёn dorё sesa kur paguajnё taksat.

Pse ryshfet nё vend tё pagesёs sё taksave?

Raporti i Organizatёs Ndёrkombёtare tё Punёs dhe Shoqatёs “Bisness Albania” nёnvizon edhe njё faktor tjetёr: dёshtimi i operimit pёrmes njё sistemi tё kompjuterizuar pёr tё paguar taksat, shoqёruar me presionet e administratёs tatimore pёrmes kontrolleve arbitrare, pёr tё krijuar kushte qё bizneset t’u japin mё mirё para nёn dorё sesa tё paguajnё gjobat. Sipas kёtij raporti 76% nga 500 bizneset e intervistuara janё tё shqetёsuar nga presioni qё ushtron mbi ta administrata publike e tatimeve. Ndёrsa 90 % e tyre e konsiderojnё tё ulёt efikasitetin me tё cilin operon kjo administratё. Sipas raportit, dhёnia e ryshfetit vjen edhe nga humbja e besimit tek sistemi gjyqёsor, tё cilin 90% e bizneseve tё intervistuara e cilёsojnё thellёsisht tё korruptuar.

Gjysma e qytetarёve tё Shqipёrisё japin ryshfet

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri.

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri.

Por nuk janё vetёm bizneset qё preferojnё ryshfetin nё vend tё zbatimit tё ligjit. Nga njё sondazh nё nivel rajonal, tё kryer nga kompania e mirёnjohur GALLUP nё partneritet me Lëvizjen Europiane në Shqipëri, rezulton qё 49% e shqiptarëve japin ryshfet pёr tё marrё shërbime nё sektorёt publikё tё mjekësisё, gjyqësorit dhe arsimit. Kjo shifёr e vё Shqipёrinё nё krye tё vendeve tё rajonit pёr dhёnien e ryshfetit. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, thotё pёr programin shqip tё Deutsche Welle-s se “sipas sondazhit, niveli i dhënies së ryshfetit në Bosnjё –Hercegovinё është 18%, në Maqedoni 13%, në Mali të Zi dhe në Serbi 12%, në Kroaci 10% dhe në Kosovë 9%.”

Ryshfeti , legjislacioni dhe qytetarёt

Një bashkёjetesё mes mentalitetit, formimit kulturor nga njёra anё dhe kushteve social –ekonomike nga ana tjetёr, e kanë kthyer ryshfetin nё Shqipёri nё kёmbim tё shërbimeve nga sektori publik nё njё dukuri qё po fiton legjitimitet, si diçka normale, pothuajse e pashmangshme. Prof. Kosta Barjaba, ekspert nё sociologji, thotё pёr programin shqip tё Deutsche Welle-s, se nё kёtё realitet luan rol vendimtar kalimi nga një shoqëri e mbyllur në një shoqëri të hapur, nga njё ekonomi e centralizuar nё njё ekonomi të tregut të lire. Por sidomos legjislacion i mangёt.

Prof. Kosta Barjaba, ekspert nё sociologji

Prof. Kosta Barjaba, ekspert nё sociologji

“Ritmi shumë i shpejtë i kalimit nga gjithçka publike në regjimin e kaluar, në private, ka bërë që punonjësit në sektorin publik të sillen me pasurinë dhe të mirat publike sikur të jenë tё tyret, private," thotë z.Barjaba. Por ajo që i jep ryshfetit përmasa dramatike në Shqipëri është mungesa e një legjislacioni të plotë, që do t'i pengonte nëpunësit publikë, të silleshin me pasurinë dhe të mirat publike në mënyrë private”, thotë Kosta Barjaba.

Prof. Barjaba shton më tej se "nё legjitimitetin e praktikёs sё ryshfetit nё Shqipёri nuk ka gisht vetёm korrupsioni nё sektorёt publikё por edhe vetё qytetari, qoftё ai biznesmen apo jo. Nё Shqipёri mungon vetёdija e qytetarit pёr tё vepruar si individ, si pjesëtar aktiv nё një komunitet që duhet të denoncojë dhe godasë praktikën e ryshfetit. Për të dyja palët, ata që e marrin dhe ata që japin ryshfet ka një mёnyrё për ta luftuar atë. Ky është zbatimi me dorë të hekurt i ligjit”.